Një personi në Ferizaj iu vodhën snajperë, pushkë e pistoleta.

Ngjarja ka ndodhë në rrugën “Behxhet Sojeva”, kurse ky rast po hetohet nga Policia.

Njoftimi nga Policia Rajonale e Ferizajt:

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Behxhet Sojeva, Ferizaj 11.01.2023 – 15:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme

Të tjera