Connect with us

Sport

FFK: Çiro Blazheviq ishte një njeri shumë i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vdekjen e trajnerit kroat, Çiro Blazheviq.

Trajneri kroat vdiq sot pas një sëmundje të rëndë dhe FFK e ka kujtuar atë si një njeri shumë të dashur për komunitetin e futbollit në vendin tonë, transmeton GazetaBlic Sport.

FFK kujtoi kohën kur Blazheviq e drejtoi me shumë pasion gjeneratën e artë të Prishtinës, në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Donjeta Sadiku, e artë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi në finale mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.

Kuluhova, ruse që përfaqëson Serbinë, u lëndua dhe meçi i finales në kategorinë deri në 60 kilogramë, u ndërpre në rundin e dytë.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare, që këtë vit mbahen në Itali.

Ekipi i Kosovës në këto lojëra përbëhet nga 163 sportistë, 87 meshkuj dhe 76 femra që garojnë në 21 sporte të ndryshme.

Kosova do të jetë mikpritëse e lojërave të ardhshme mesdhetare që do të mbahen më 2030.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Trending