Connect with us

Ferizaj

Ferizaj mbetet pa rrymë të enjten

Published

on

Ndërprerje të rrymës ka paralajmëruar KEDS-i për të enjten në Ferizaj.

Sipas këtij njoftimi nga ora 11:00 deri në ora 13:00 do ketë ndërprerje të rrymës, përcjell TV TEMA.

Për dy orë pa energji elektrike do mbesin fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtanë, Semajë dhe Varosh (një pjesë). Rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë) dhe Zef Jubani (një pjesë); fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët. : Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok dhe një pjesë e rrugëve Naim Beka dhe Ilirias. Një pjesë te rr.Hysen Tërpeza, një pjesë te rr.Remzi Hoxha, një pjesë te rr.Halim Spanca, një pjesë te rr.Ali Pashe Tepelena dhe një pjesë te rr.Gjon Sereqi.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gaçka  (kodi: 40042002) prej ores 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtanë, Semajë dhe Varosh (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikës së nxehtë në ardhjen 35[kV].

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Jezerci  (kodi: 40042003) prej orës  11:00 deri 13:00

Vendet: rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë) dhe Zef Jubani (një pjesë); fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikës së nxehtë në ardhjen 35[kV].

3.

 TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Doganaj  (kodi: 40042004) prej ores 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok dhe një pjesë e rrugëve Naim Beka dhe Ilirias.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikës së nxehtë në ardhjen 35[kV].

4.

 TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Gjon Sereqi  (kodi: 40042037) prej ores 11:00 deri në ora 13:00

Vendet: nj pjesë te rr.Hysen Tërpeza, një pjesë te rr.Remzi Hoxha, një pjesë te rr.Halim Spanca, një pjesë te rr.Ali Pashe Tepelena dhe një pjesë te rr.Gjon Sereqi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikës së nxehtë në ardhjen 35[kV].

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending