Connect with us

Ferizaj

Për një javë Policia e Ferizajt heq tetë patentë shoferë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt tregon se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1358 gjoba dhe ka hequr 8 patentë shoferë.

Gjatë kësaj jave kanë ndodhë 18 aksidente trafiku, 4 me lëndime ku ishin të përfshirë 6 persona dhe 14 aksidente me dëme materiale, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi,  nga data 13-19/03/2023 ka shqiptuar 1358 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 8 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 18 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 4

   Janë lënduar 6 persona

– Aksidente me dëme materiale, 14

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet në person në Ferizaj i dyshuar për dhunë në familje

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari u arrestua të mërkurën dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ferizaj 26.11.2025 – 12:11 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending