Connect with us

Botë

Vuçiq i mohon obligimet e dakordit të BE-së

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën e djeshme për shtyp të mbajtur në Beograd, një ditë pas “maratonës” së bisedave në Ohër, e mohoi pranimin e marrëveshjes bazë dhe të obligimeve që rrjedhin nga ajo, duke deklaruar se Republika e Serbisë “asnjëherë nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës apo opcionin e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Ky deklarim i presidentit serb bie direkt ndesh me Nenin 4 të Marrëveshjes Bazë për Nomalizimin e Raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të proklamuar në Bruksel më 27 Shkurt, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”.

Sipas Vuçiqit, mosnënshkrimi i marrëveshjes dhe aneksit të saj-udhërrëfyesit, si dhe refuzimi verbal i tij ndaj këtyre pikave, bazuar në nenet 3 dhe 7 të Konventës së Vjenës për traktatet ndërkombëtare, nuk e obligon Serbinë që dokumentin Europian ta trajtojë si formalo-juridikisht të obligueshëm.

Në pres konferencën e djeshme, lidhur me bisedimet në Ohër, presidenti serb ndër të tjera deklaroi:

“Pse nuk e kam nënshkruar? Diçka që nuk e kam fshehur as para Albin Kurtit e as para gjithë të tjerëve. Nuk e nënshkrova për disa arsye:   Së pari, sepse Republika e Serbisë është një shtet i pranuar ndërkombëtarisht, ndërsa ajo, siç e quajnë ata Republika e Kosovës, për mua nuk është një shtet i pranuar ndërkombëtarisht, dhe nuk dua të bëj marrëveshje ligjore ndërkombëtare me Republikën e Kosovës. Si president i Republikës, edhe deklaratat e mia janë obliguese për shtetin, prandaj me kujdes dhe me disciplinë e përllogaris çdo fjalë që e flas, natyrisht në këndvërshtrimin formalo-juridik, vështirë mund ta tregoni se ka marrëveshje pa një nënshkrim, pa një shprehje të qartë të vullnetit nga palët, por unë, për çdo rast, pas cilitdo samit apo takim, në çdo vend flas për vijat e kuqe të Republikës së Serbisë, sa u përket kundërshtimit të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Siç po e shihni, edhe sot e thashë këtë në mënyrë të disciplinuar, që askush dhe asnjëherë të mos e mendojë se mund t’ia vendosë Republikës së Serbisë një obligim ligjor, të cilin Republika e Serbisë nuk e ka pranuar. Prandaj edhe nuk e kemi nënshkruar atë që BE e ka quajtur “Marrëveshje”, e as aneksin e saj“.

Mosvlefshmërinë juridike të marrëveshjes për normalizim, presidenti serb e elaboroi me disa detaje nga Konventa e Vjenës së vitit 1969:

“Neni 3 i Konventës së Vjenës (“Ligji për Traktatet Ndërkombëtare 1969″, v.r.), thotë, prandaj duhet të kemi kujdes dhe prandaj duhet ta përsëris çdo ditë, “Fakti që kjo konventë nuk aplikohet në marrëveshjet ndërkombëtare të përmbyllura ndërmjet shteteve dhe subjekteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare, apo ndërmjet këtyre subjekteve të së drejtës nderkombëtare, si dhe lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë përmbyllur në formë të shkruar, nuk e cenon fuqinë juridike të këtyre marrëveshjeve, zbatimin e të gjitha rregullave të shprehura në këtë konventë, të cilat do të ishin subjekt i ligjit ndërkombëtar, pavarësisht nga kjo konventë.”  Problem shtesë paraqet Neni 7 i konventës së Vjenës  lidhur me normat zakonore të së drejtës ndërkombëtare që e konfirmojnë se “pajtimi verbal” i shefit të shtetit, qoftë edhe i shefit të qeverisë apo ministrit të punëve të jashtme është obligues për shtetet, natyrisht gjithnjë më i vogël se nënshkrimi, mirëpo e ka atë formë të obligueshmërisë.       

     Prandaj kam pasur kujdes në çdo moment, dhe prandaj kam refuzuar edhe ta nënshkruaj apo të ofrohem që të pranoj termet foljore si ”pranim” në dy mënyra “Adoption/acceptance”, por nëse dëshironi edhe “Acknowledgement” apo ”Approval”, dhe të gjitha të tjerat, dhe gjithnjë kam thënë:  ”Po, e pranojmë konceptin, do të punojmë në implementim dhe jemi të gatshëm të bëjmë më shumë se sa dikush në Prishtinë, i cili është i gatshëm të nënshkruajë, e është i gatshëm për nënshkrim, sepse nga aty do të rrjedhte obligimi formal dhe ligjor i Republikës së Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

        Vetëm dua që njerëzit në Serbi ta dijnë, se për këtë jemi shumë të kujdesshëm, dhe kur më dëgjojnë mua që po  përsëris çështjet e caktuara, si një papagall, le ta dijnë se nuk e bëj këtë sepse jam i marrë, apo sepse nuk di se çfarë po bëj, por sepse e di mirë se çfarë është ajo që po veproj.” – ka deklaruar presidenti serb në konferencën e djeshme para mediave serbe në Beograd.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending