Arben Halili, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajt, ka kërkuar falje për sharjen që bëri gjatë seancës së sotme në asamblenë e Ferizajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Halili ka thënë se pavetëdijshëm dhe në afekt ka përdorë fjali që nuk përkon me karakterin e tij.

Ndërkohë, në kanalin e Komunës së Ferizajt në YouTube është vërejtur se transmetimi i sotëm i seancës së Kuvendit Komunal të cilin e menaxhon vetë kjo komunë ka kaluar në shikim privat, pak kohë pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të saj në këtë kanal.

Këtë veprim e vunë në pah edhe disa anëtarë të kuvendit të Ferizajt, të cilët reaguan përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të tjera