Një person është arrestuar në Shtime të premtën.
Policia njofton se i arrestuari kishte kanos vjehrrin e tij, përcjell TV TEMA.
Komunikata e plotë e Policisë:
Mbrëmë, rreth orës 22:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime ēshte një rast i kanosjes.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme ka dalë në vendin e ngjarjes, e më pas ka arrestuar personin L.K (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur vjehrrin e tij.
Policia të dyshuarin L.K e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘”Kansoje’’.