Connect with us

Ferizaj

Salla e sporteve “Bill Clinton”, gati më 26 maj

Published

on

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, që po udhëheqë me projektin e renovimit të sallës së sporteve “Bill Clinton” thotë se punimet aty do të kryhen më 26 maj.

Pasi që punimet nuk u kryen më 15 maj siç ishte planifikuar, TV TEMA drejtoi pyetje tek ky institucion për të marrë vesh se çka ka ndodh.

Fondi thotë punëkryesi hasi në pengesa gjatë punës.

Ju njoftojmë se për shkak të pengesave të hasura nga kontraktori për qasje të plotë në sallën që është duke u punuar (shkaku i aktiviteteve të mbajtura më parë), të konfirmuara edhe nga kompania mbikëqyrëse, sipas procedurave të brendshme dhe bazuar në kushtet e kontratës, është aprovuar zëvendësimi i vetëm 11 ditëve shtesë për finalizim të projektit, nga 18 ditë të kërkuara nga kompania punëkryese. Kështu, afati final i kryerjes së punëve nga 15 maj është caktuar 26 maj 2023. Për këtë është njoftuar edhe Komuna si përfituese dhe palët e përfshira në procesin e punimeve“, thuhet në përgjigjen e Fondit për TV TEMA.

Në përgjigjen e Fondit tregohet se do të shikohet edhe cilësia e punimeve pasi që të dorëzohet salla.

 “Cilësia e punimeve është subjekt i verifikimit pas përfundimit të projektit, si proces i pavarur dhe i përbashkët me Komunën si përfituese, duke përfshirë edhe përgjegjësisë për korrigjimin e defekteve eventuale brenda një afati, sipas kushteve të kontratës“, thuhet në përgjigje.

Storja e publikuar nga TV TEMA më 16 maj rreth kësaj çështjeje:

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Trending