Policia Rajonale e Ferizajt njofton se një makinë dhe një motoçikletë u aksidentuan të premten.
Aksidenti ndodhi në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Raporti i Policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 19.05.2023, 15:25. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar makinën e tij me targa lokale nga pakujdesia e godet motorin ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë dy viktimat meshkuj kosovar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.