Connect with us

Ferizaj

Kreu grabitje me armë në mars – arrestohet në gusht

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se ka kryer grabitje të armatosur në fshatin Bablak më 22 mars 2023.

Për këtë rast dyshohej se tre persona kanë grabitur 770 euro nga një veturë e postës së shpejtë.

Pas arrestimit të të dyshuarit të parë, më 15 gusht u arrestua G.I 33 vjeçar dhe u dërgua në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

Me datën 22.03.2023 rreth orës 19:10 policia rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion, se në fshatin Bablak të Ferizajt ishte një rast i grabitjes së armatosur.

Fillimisht policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin e dytë G.I ( M/K ) i moshës 33 vjeçar, i cili me datën 15.08.2023 rreth orës 20:30 është arrestuar në Ferizaj me dyshimin se ka kryer grabitjen.

I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe personi i tretë, tashmë i njohur për policinë.

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending