Dy persona janë rrahur mes vete gjatë së mërkurës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Të dy personat kanë pësuar lëndime trupore e po ashtu edhe një femër që është godit nga njëri prej të dyshuarve.
Pas intervistimit, të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 16.08.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, lëndime trupore ka pësuar edhe viktima femër kosovare e cila është goditur nga njëri prej të dyshuarëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.