Takimi në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të fillojë nga ora 11:00.
Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, njoftoi se pas takimeve të ndara të diplomatëve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, me Vuçiqin dhe Kurtin temë diskutimi mes palëve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.
Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë pastaj kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës si dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, Kurti dhe Vuçiq, do të diskutojnë edhe për çështjet aktuale.