Connect with us

Kosovë

Kosova pranon nga USAID grant në vlerë 34.7 milionë dollarë

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 34.727 milionë dollarë.

Në konferencën për media, presidentja Osmani, tha se është përherë kënaqësi të prezantohen projekte e marrëveshje të cilat kontribuojnë në avancimin e raporteve Kosovë-ShBA.

Ajo shtoi se një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshjeje është sigurimi i shërbimeve më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale.

Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca. Duke llogaritur llogaridhënien dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, është shprehur presidentja Osmani.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se po konfirmohet sërish partneriteti i qëndrueshëm dhe afatgjatë i ShBA-së me popullin e Kosovës.

“Mendoj se është e duhur që të konfirmojmë sërish partneritetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ShBA-së me popullin e Kosovës”.

Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të ShBA-së për Kosovën siç janë: Avancimin e integrimit të Kosovë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjen për promovimin e rritjes së përparimit ekonomik dhe përpjekjet për zhvillimin e qeverisjes së mirë” ka thënë Hovenier.

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Nga zjarri në një banesë në Malishevë vdiqën dy fëmijë dhe babai i tyre

Published

on

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri që kaploi një banesë.

Policia bëri të ditur se fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç kurse e babai i tyre është 35 vjeç.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.  Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë një vajzë dhe një djalë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në vrasje të rëndë në Lipjan

Published

on

Policia në Lipjan ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të vitit 2022.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Trending