Pas rreth katër orësh diskutime, Kuvendi i Kosovës me 69 vota për, vendosi për themelimin e Komisionit Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, njoftoi se nga 75 deputetë që morën pjesë në votim, 69 kanë qenë për, një deputet ishte kundër kurse 6 deputetë abstenuan.
Drejtues i këtij Komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryesuese është deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.
Në këtë komision Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet jo shumicë do të përfaqësohen me nga një anëtar.