Connect with us

Lajme

Rozeta Hajdari dënohet me 200 euro gjobë për aksidentin ku ishte përfshirë një fëmijë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’i shqiptojë dënim me gjobë 200 euro, ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, për aksidentin e trafikut ku ishte përfshirë një fëmijë.

Ajo gjithashtu obligohet që të paguajë shumën prej 100 € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, shumën prej 900€ për super ekspertizë si dhe 50 € për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej

Sipas njoftimit të gjykatës, Hajdari detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Postimi i plotë:

Prishtinë, 24 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Repulikës së Kosovës.

Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Kosovë

Specialja dënon Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut, në rastin për pengim të drejtësisë.

Në seancën që nisi sot në orën 10:00, gjykatësi Christopher Gosnell lexoi përmbledhjen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim pasi u  shpall fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj. Të dy këta do të lirohen pasi koha e tyre e kaluar në paraburgim tejkaloi dënimin e shqiptuar.

Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht dhe dënimi ndaj tij nuk të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës prej 1 viti.

Ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe do të lirohet menjëherë.

Continue Reading

Trending