Connect with us

Lajme

Me buxhetin e ri vlera e koeficientit të pagave do të jetë 110 euro

Published

on

Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Në takimin e sotëm të qeverisë kryeministri Albin Kurti, ka thënë se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Kurti bëri të ditur se me këtë Projektligj parashihet që koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 110 euro.

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij vitit se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro dhe këtë po e realizojmë, pra po i rrisim pagat në sektorin publik, ashtu siç kemi thënë”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se për vitin e ardhshëm buxheti për sektorin e sigurisë do të jetë për 22% më i lartë se në atë paraprak.

“Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të kalojë 216 milionë euro. Ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie 22 për qind më shumë sesa vitit 2023”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Ferizaj

Gjobiten dy shoferë për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Dy shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke bërë gara shpejtësie mbrëmë në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), të cilët drejtonin veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit 2026 , rreth orës 21:48.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë si dhe një avokat

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati  u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës  dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohen katër persona lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Katër persona janë ndaluar për 48 orë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, njoftoi Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës dhe dorasi i dyshuar është ish-kunati i saj, i cili gjendet në paraburgim.

Sipas njoftimit, N.S. dhe D.S janë ndaluar nën dyshimet për veprën penale të “ndihmës në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, ndërkaq M.P. dhe G.B. dyshohen për “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Ndonëse autoritetet i identifikuan vetëm me iniciale të ndaluarit, mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se në mesin e të ndaluarve janë ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt, të cilët dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të kuptuar nëse në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i Zekajt, por ende nuk ka marrë përgjigje.

“Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen”, thanë autoritetet, duke shtuar se për katër të ndaluarit do të kërkohet caktim i masës së paraburgimit.

Pas ndalimit të katër të dyshuarve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet. Ai tha se edhe personat që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e krimit duhet të përballen me drejtësinë.

Vrasja e Arlinda Zekajt nxiti reagime të shumta institucionale dhe zemërim të opinionit publik për faktin se ajo para se të vritej kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Kuvendi i Kosovës e ka themeluar një komision parlamentar për të hetuar nëse kishte mungesë veprimesh nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në lidhje me vrasjen e Zekajt, teksa autoritetet i kanë pezulluar 13 zyrtarë që ishin marrë me rastin e saj për dhunë në familje.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pesë ditë pas rastit dha dorëheqje për arsye morale.

Disa protesta janë mbajtur pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ku protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e dy ministrave, të Sveçlës dhe të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Që të dy kanë refuzuar thirrjet për t’u dorëhequr.

Thirrjet e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet. Më 22 tetor, ajo i kishte shkruar një letër kryeprokurores, tashmë të pezulluar, të Pejës, Lumturije Vuçetaj, duke u ankuar për mënyrën se si ishte trajtuar rasti i saj dhe për moszbatimin e vendimit gjyqësor.

Thirrjet drejt institucioneve ajo i kishte nisur qysh në dhjetorin e vitit të kaluar, kur kishte raportuar se bashkëshorti i saj, prej të cilit ishte ndarë, e kishte kërcënuar me jetë.

Më vonë, autoritetet kishin lëshuar një urdhër mbrojtjeje dhe kishin vendosur që përkohësisht kujdestaria e fëmijës së mitur të çiftit t’i kalonte Zekajt.

Autoritetet po ashtu kishin urdhëruar që bashkëshorti të mos i afrohej, teksa kishin vendosur se ajo mund të qëndronte në shtëpinë e përbashkët të çiftit.

Pas vrasjes së saj, Prokuroria Themelore në Pejë tha se, prokurori kujdestar vlerësoi se kthimi i menjëhershëm në shtëpi mund t’ia rrezikonte jetën. Ai e udhëzoi të qëndronte te vëllezërit dhe planifikon që kthimi i saj në shtëpi të bëhej me shoqërim policor.

Në ditën kur u vra, Zekaj kishte bërë denoncim për dhunë në familje. Bashkëshorti i saj u ndalua nga policia, teksa ajo kishte këmbëngulur që në përputhje me vendimin gjyqësor të kthehej në shtëpinë e përbashkët.

E pyetur nëse ndihet e sigurt në shtëpi, duke qenë se aty ndodheshin familjarët e bashkëshortit, ajo e kishte pranuar se siguria e saj mbetej e cenuar, por kishte këmbëngulur në të drejtat e saj.

Pak minuta pasi Policia e shoqëroi në shtëpi, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj.

Ish-kunati i saj më pas u arratis, por u arrestua në Deçan në orët e vona të 27 tetorit dhe më pas gjykata i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji.

Arlinda Zekaj është gruaja e tetë që është vrarë gjatë këtij viti.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending