Policia e Ferizajt ka arrestuar të dyshuarën femër kosovare pasi e njëjta me një palë gërshërë kishte kanosur viktimën mashkull në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas policisë, e dyshuara në çastin e kanosjes ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.