Connect with us

Ferizaj

E mitura nga Ferizaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj

Published

on

Një vajzë e mitur nga Ferizaj ka raportuar në polici se ditë më parë është ngacmuar seksualisht nga babai i saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti  dyshohet të ketë ndodhur më 14 nëntor dhe bëhet fjalë për shtetas të Shqipërisë.

I dyshuari gjendet në arrati derisa Policia e Kosovës ka iniciuar rast të “sulmit seksual”.

“Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e plotë.

Ferizaj

Pas rrahjes mes vete, arrestohen dy ferizajas

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët sulmuan fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rrahja mes tyre ndodhi të hënën mbrëma, rreth orës 20:00, në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Të arrestuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Riza Goga, Ferizaj  26.02.2024 – 20:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti në takim Drejtoren e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin, Yolanda Edwards

Published

on

Drejtori i  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti sot në takim pune, Yolanda Edwards,  Drejtore e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.

Në komunikatën për media thuhet se në takim, nënkoloneli Pllana njoftoi drejtoren Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë, si dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.

Të dyja palët u pajtuan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Continue Reading

Ferizaj

Apeli kthen në rigjykim çështjen e Krivaçës dhe Sejdiut

Published

on

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në vendimin e Apelit thuhet se Krivaqa dhe Sejdiu do të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata Themelore e Ferizajt, më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit ndërkaq Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas vendimit të Apelit të datës 22 shkurt 2023, shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi është i paqartë, i pakuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore.

Më tej, në aktvendim thuhet se  dispozitivi i aktgjykimi nga shkalla e parë është ndërtuar duke marrë për bazë kryesisht motivin e xhelozisë për kryerjen e kësaj vepre.

Sipas Apelit, mënyra e ndërtimit të akuzës dhe me pas e ricilësimit nga gjykata e shkallës së parë është hipotetike, dykuptimshme dhe e bën konfuz aktgjykimin.

Gjithashtu, edhe për të akuzuarin Sejdiu, Apeli ka gjetur se përkundër ricilësimit të kësaj vepre penale nuk ka të arsye të qarta dhe bindëse se cilat ishin veprimet e Sejdiut në drejtim të veprës penale.

Apeli ka udhëzuar Gjykatën Themelore në Ferizaj që gjatë rigjykimit të kujdeset që veprimet e të akuzuarve të përfshihen në norma materiale të veprave penale përfshirë edhe pjesën liruese, duke i saktësuar qartë dhe kuptueshëm të gjitha faktet derisa provat e administruara nga palët në procedurë të administrohen secila veç e veç, në ndërlidhshmëri me njëra-tjetrën dhe se në fund të mund të dilet me një vendim të drejtë dhe të ligjshëm.

Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.

Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Continue Reading

Trending