Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen 4 persona të dyshuar për fajde dhe detyrim

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar 4 persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Ata dyshohen se  gjatë viteve 2021-2023 e kanë detyruar viktimën që të paguaj para me fajde në vlerë prej 164.500 euro .

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar ka zhvilluar të enjten (23.11.2023) operacionin policor në katër lokacione në Ferizaj, ku gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar armë, municione, telefona mobil, dokumente të ndryshme dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Komunikata e plotë:

Ferizaj

Ferizajasi pa patentë shofer tejkaloi në vijë të plotë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se më 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën “Rexhep Bislimi” një person ka bërë tejkalim në vijë të plotë duke drejtuar veturën e tipit Saimler Benz me targa vendore.

Personi me inicialet A.M, 22 vjeç, u ftua në stacionin e Policisë dhe ndaj tij u nis fletëparaqitje për gjykatë, pasi përpos kundërvajtjes ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patentë shofer.

Continue Reading

Ferizaj

Pas rrahjes mes vete, arrestohen dy ferizajas

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët sulmuan fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rrahja mes tyre ndodhi të hënën mbrëma, rreth orës 20:00, në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Të arrestuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Riza Goga, Ferizaj  26.02.2024 – 20:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti në takim Drejtoren e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin, Yolanda Edwards

Published

on

Drejtori i  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti sot në takim pune, Yolanda Edwards,  Drejtore e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.

Në komunikatën për media thuhet se në takim, nënkoloneli Pllana njoftoi drejtoren Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë, si dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.

Të dyja palët u pajtuan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Continue Reading

Trending