Connect with us

Verified

VERIFIED – Edukimi medial, domosdoshmëri për çdo moshë – Episodi 5

Published

on

Revolucioni teknologjik informativ ka sfiduar tashmë të gjitha moshat, madje edhe studiuesit e gazetarisë, sidomos asaj digjitale. Dhe ka më shumë se një dekadë prej se profesorët e Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës kanë filluar t’i paralajmërojnë përdoruesit, mediat dhe institucionet rregullative për rrezikun e lajmeve të rreme.

Remzie Shahini-Hoxhaj ishte në mesin e profesorëve të parë që u angazhuan vullnetarisht në fushata vetëdijësuese për rolin e edukimit medial në shoqëri.

Remzie Shahini-Hoxhaj- Ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP:

“Mendoj që nga pandemia këndej është bë më se e ditur se edukimi medial është pjesë e pandashme e jetës sonë. Jo vetëm sa i përket brezave të rinj, po ne si shoqëri, si Kosovë, duhet të mendojmë edhe përtej asaj, sepse shumë shpesh ne i kemi target vetëm të rinjtë, ndoshta ata janë bile mosha e cila janë më të ekspozume dhe dinë ndoshta më shumë sa i përket edukimit medial, se sa mosha të demografitë ma të vjetra. Për shkak se është nën një shkollimi, është qasja në teknologji mandej, janë konteksti në të cilin jetojmë. Janë gjitha këto të cilat do të duhej të na bënin si shoqëri që të mendojmë rreth aspektit të edukimit medial. Ne si Departament i Gazetarisë jemi munduar që nga viti dy mijë e dhjetë që të ta ngrisim zërin për çështjen e edukimit kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit që ta bëjë edukimi medial pjesë të kurrikulës shkollore, pjesë obligative. Deri tani kemi arritur që vetëm nga disa profesorë të cilët janë të trajnuar në këtë aspekt të prezantohet si landë zgjedhore, mirëpo ne prapë mendojmë që kjo nuk është e mjaftueshme. Sepse ky nuk është as trendi në botë. Gjitha vendet tjera e kanë pjesë të pandashme të kurrikulës çështjen e edukimit medial, bile tash po shkohet kah ajo në aftësimin e njerëzve për inteligjencën artificiale, që është sfida tjetër e radhës që do ta kemi se sa i përket edukimit medial, besoj më është veçse e ditur që ne gjithsesi duhemi të koncentrohemi që t’i aftësojmë të rinjtë moshat e mesme dhe pleqtë për këtë aspekt.”

Remzie Shahini-Hoxhaj- Ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP

Platforma “Sbunker” ka një rubrikë të veçantë për verifikimin e lajmeve të rreme.

Ridona Berisha – Platforma “SBunker”:

“Edukimin medial e konsideroj si mjet thelbësor, partner thelbësor kundër dezinformimit. Edukimi medial krijon aftësi dhe njohuri që njerëzit, kur hasin edhe vetë një lajm në internet me arritë me verifiku nëse është i besueshëm ose jo. Në anën tjetër, po ashtu edukimi medial krijon njëfarë zhvillimi të anës kritike edhe njerëzit kur marrin një informacion, atëherë e vlerësojnë në mënyrë objektive, e shohin nëse është i besueshëm ose jo mirëpo, po ashtu, për me iu përgjigj pyetjes tënde, unë e besoj që po punohet në këtë drejtim, sepse ka trajnime të cilat mbahen edhe këto janë pikërisht të angazhume që edhe gazetarët të cilët kanë qenë më herët në profesion, me qenë të ekspozume dhe me kuptu rolin edhe rëndësinë që e ka për me i verifiku lajmet, përpara se ato me u publiku.”

Ridona Berisha – Platforma “SBunker”

Remzie Shahini-Hoxhaj- Ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP:

“Mendoj që në këtë dekadën e fundit, ndoshta ka ekzistu më shumë mosnjohja e aspektit të rëndësisë së edukimit medial, kur kemi folë për çështjen e inkorporimit të kësaj lande në kurrikulën shkollore, ndërsa tash mendoj që nga koha e pandemisë kur ne të gjithë u përballëm me sfidat e mësimit online, e komunikimit tonë të përditshëm, i cili na detyroi mu aftësu ad hok për komunikimin sa më të mirë në aspektin online, besoj që më nuk është diçka e paditur dhe që të tjerët nuk ishte dashtur t’ia dinë rëndësinë mirëpo nuk e di pse ekziston ende ky hezitim. Unë mendoj që ne edhe si shoqëri civile, po edhe si akademikë si shoqëri në përgjithësi duhet ta ngrisim zërin, duhet ta bëjmë presionin tonë sepse trendet edhe në rajon edhe në botë janë të tilla që mundohen t’i motivojnë institucionet përgjegjëse që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Për shembull, mediat e kanë një rol shumë të rëndësishëm, si puna e këtij emisioni të juaj do të duhej që të kishte pothuajse në çdo televizion t’u nisë prej asaj përgjegjësisë që ka televizioni publik, do duhej të kishte në baza javore një emision që i kushtohet edukimit medial, mandej edhe në pjesën tjetër, në pjesën e komunikimit online, ku ne ende kemi mangës si në pjesën e legjislacionit si në shumë sfera tjera është secili nga ne do të mund ta plotësonim këtë mozaikun e gjithmbarshëm sa i përket kësaj pune.“

Organizata joqeveritare “Terre des hommes” ka nisur tashmë një trajnim me zyrtarë të drejtorive komunale të arsimit, por që do të përfshijë edhe mësimdhënës dhe nxënës për rolin e sigurisë së informacionit në fushën e teknologjisë.

Marije Vuksani – OJQ “Terre des Hommes”:

“Terre des hommes si fondacion është faktikisht punon fushën e mbrojtjes së fëmijëve ne kemi punu dhe kemi dhënë ekspertizë dhe kemi përkrahë draftimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve edhe janë diku shtatë-tetë udhëzime administrative, të cilat faktikisht i kemi përkrahë dhe jemi tu i përkrahë për draftimin edhe për hyrjen në fuqi. Ndër to, faktikisht ndër këto komponenta ka qenë edhe komponenta e edukimit ose arsimimit, që në këtë kuadër, në bashkëpunim me Agjensionin për Informim dhe Privatësi kemi ardhë deri te ideja dhe faktikisht deri te jetësimi i projektit “Mbrojtja të Dhënave Personale në Arsim ose në Sistemin Arsimor në Kosovë”, me thanë ata e kanë pa të arsyeshme, si i kanë pasë disa ankesa dhe disa faktikisht ankesa dhe kërkesa, meqenëse ne e kemi një bashkëpunim të mirë me të, e kemi lexu domethënë si një lloj përpilimi të modulit të trajnimeve për mbrojtjen e dhënave në sistemin arsimor në tri fusha, domethënë për tri grupet e cenuara vendimmarrës që janë drejtoratet, drejtorive arsimore komunale, drejtorive të shkollave, në nivel të mësimdhënësve, pedagogëve, psikologëve, tashmë varësisht cila shkollë çka ka edhe më pastaj në nivel të nxënësve, përfshirë këtu këshillat e nxënësve, nxënësit domethënë që e vijojnë shkollën. Është njëlloj si edukimi mbi rëndësinë e joedukimit të njohjes së të dhënave në fushën ose në etrin dixhital. Ne jemi shekull njëzet e një, krejt ne punojmë me smartfona dhe konstant jemi diqysh në këtë atmosferë dixhitale mbrojtja e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave është një e drejtë personale e cila është poshtë edhe e mbrojtur me ligj. Meqenëse ne konstant japim informata, qoftë nëpërmjet fotografive nëpër postime të faqeve tona personale ose nëpërmjet pagesave të ndryshme, pa marrë parasysh a janë duke paguar fakturë të telefonit apo fakturë të blerjes nëpër AliExpress a diku tjetër, na japin qato informata, të cilat më pastaj përpunohen, përdoren kurrgjë kurrgjë për reklama, se e keni pa edhe ju, që faktikisht prej kohës në kohë të vjen një reklamë për diçka që e ke ngjashëm që e ke ble ose e ke pa disa muaj më herët. Domethënë, të gjitha këto janë përpunimet e dhënave të cilat na i kemi dhënë. Këto dhëna pastaj mund të përdoren për të mirë, por ka rreziqe që mund të përdoren edhe për keq, domethënë për personalitetin, faktikisht dhënave personale. Kurgjë tjetër mos koftë, ose fotografitë, për shembull, mund të përdoren, të digjitalizohen, të formohen që të përdoren, për shembull, për ndonjë reklamë tjetër, e cila nuk është e aprovuar ose nuk është e mirë, domethënë mund të jetë abuzive, mos të flasim për me shku ma tepër nëpër Dark Webs.

Marije Vuksani – OJQ “Terre des Hommes”

Shqetësimet për abuzimin e mundshëm të të dhënave kanë qenë të ndryshme.

Marije Vuksani – OJQ “Terre des Hommes”:

“Pos përdorimit të këtyre rrjeteve sociale, që me të vërtetë nuk është vetëm te na është gjithkund, është tejet i theksuar, domethënë postimit të fotografive, postimit të disa videove të cilat pos nxënësit që i postojmë për vete, po ashtu i kemi pa na vetëm jemi dëshmitarë që i kanë postu edhe videot ku faktikisht bashkëmoshatarët mes veti janë në konflikt apo me e mësimdhënësit kemi edhe faktikisht mosnjohurinë ose mosdijen e arsyes pse të dhënat personale faktikisht mblidhen, qysh përpunohen, ku arkivohen, si i arkivohen, si i ruhen edhe a ka gjasa se a po shkatërrohen deri me një moment të cakton kur iu skadon faktikisht afati. Domethënë, këto janë disa gjana të cilat kam ngritë si shqetësim, meqenëse të dhënat personale të nxënësve secila, shkollë i ka domethënë ditarët e tyne, të gjitha dhënat çka janë sa janë ato të mbrojtura, sa janë domethënë kush ka qasje, qysh përpunohen, ku dorëzon, ku arkivohen të gjitha këto ka qenë pyetje të cilat janë diskutu…ndër pyetjet faktikisht janë diskutu në këto trajnime. Në aspektin përmbajtjesor synohet të jepet domethënë informatë se çka është privatësia, çka është të dhënat personale se atë domethënë si mbrohet privatësia, si mbrohen të dhënat personale, pse ipën dhëna personale, se cilat janë të drejtat e subjektit të cilët faktikisht nga i cili i kërkon dhënat personale, pastaj të cilat janë obligime të subjektit i cili i kërkon dhënat personale, janë tash pos tjerash edhe edukimi i transferimit të dhënave, domethënë tash transferimet jena tu fol dixhital dhe po ashtu edhe ato dhëna që janë hard-copy domethënë, gjitha këto synohet të jipen si njohuri, si informata, faktikisht personat të cilët do të marrin pjesë që më pas të shohim se si mundet ajo faktikisht të përpunohet, domethënë nga feedbacku që merret nga këto trajnime, të përpunohet ky modul, pastaj që të vazhdohet edhe më tutje të shihen mundësinë se si ai mund të përhapet dhe të jetë i qasshëm për të gjithë.”

Remzie Shahini-Hoxhaj- Ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP:

“Unë mendoj që në Kosovë ne kemi dy sfida kryesore nën një ne e kemi një nivel ende të lartë të analfabetizmit që kjo është një sfidë në vete se ju e dini, në shumë gjuhë të botës, çështja e edukimit medial shihet si alfabetizim për mediat. E na kur e kemi parasysh që analfabetizmi është ende i madh, kjo sfida për me i aftësu njerëzit për mediat është mandej edhe një sfidë më tutje. Tjetra është që te ne në Kosovë televizioni vazhdon të mbetet një nga burimet kryesore të informimit, por edhe një nga burimet më të besueshme të informimit që unë mendoj që është ende mirë, për shkak pikërisht të mundësisë së bërjes së gazetarisë qytetare, mundësisë së pluralitetit medial, po të asaj ku informatat në rrjete sociale në platforma të ndryshme mediale nuk janë nuk kalojnë nëpër filtrat nëpër të cilat kalon një lajm i cili transmetohet në televizion, mendoj që prapë kjo është një avantazh edhe shoqëria, po edhe mediat do të duhej ta shfrytëzonin, sidomos mediat audiovizuele ta shfrytëzonin këtë mundësi në aftësimin e shoqërisë për aspektin e edukimit medial. Tjetra është që unë thashë e përmenda edhe në fillim që ne shpeshherë i abstrahojmë këto gjeneratat e vjetra me idenë që sfidat janë tek gjenerata të reja. Unë pikërisht mendoj që ndoshta është e kundërta. sepse të rinjtë sot, ndoshta kanë shumë më shumë qasje në informata, kanë shumë më shumë mundësi për përditësimin e informatave të tyre dhe kanë aftësi për t’u përditësuar, përderisa gjeneratat e vjetra, të cilat kanë kalu një sistem tjetër të edukimit, do duhej me ju ofru një formë e re e trajnimeve, një mënyrë, një qasje më e mirë në këtë aspekt. Unë kam pasë shumë bashkëpunime edhe me Brazil dhe kam pa modelet e tyre se qysh ata ju kanë qasë këtyre demografive, tu e pasë parasysh që Brazili është një vend shumë i madh, ka dikun sa dyqind e tridhjetë milionë banorë dhe domethënë edhe gjeografia e Brazilit është shumë e shpërndarë, ata e kanë pas një strategji që me i targetu pikërisht përmes mediave, përmes emisioneve televizive këto demografi të vjetra, sa i përket edukimit edhe radiove. Domethënë, radio dhe televizioni kanë qenë si mjete për trajnimin, edukimin e gjeneratave të vjetra në Edukimin medial. Dhe unë mendoj se edhe ne do të duhej ta shfrytëzonim një aspekt të tillë, sepse nuk e kemi ashtu siç thatë jo “digjital native” si gjenerata të vjetra. Kështu që duhet ta shfrytëzojmë që thonë qysh është vendi, bëhet Kuvendi.”

Berisha e Sbunkerit e konsideron të domosdoshme futjen e edukimit medial si lëndë shkollore.

Ridona Berisha – Platforma “SBunker”:

“E konsideroj se është shumë e nevojshme me u fut në sistemin ë arsimor, sepse në këtë rast kjo fillon qysh në moshë të re dhe qysh prej moshës së fëmijërisë fillojnë me u përgatit me ata që duhet me qenë të kujdesshëm kur lexojnë lajme. Çka unë e konsideroj shumë të rëndësishme është që duhet me i përgatitë edhe fëmijët, se jo gjithçka që shohin në internet është e vërtetë, kur kjo futet në sistemin arsimor, ndikon edhe në suaza të tjera është shumë me rëndësi me i eduku të tjerët që jo çdo lajm është i vërtetë siç e përmenda dhe duhet me kërku fakte dhe evidencë në lajme. Është shumë rëndësi me u kërku referenca dhe burime zyrtare dhe të besueshme, në mënyrë që me pa nëse lajmi mbështet pretendimin e bërë. Madje, mendoj që platformat sociale janë kështu njëfarë burimi i dezinformatave. Tu bazu në monitorim të vazhdueshëm nga ajo çka kam pa, shpeshherë vërehet që nga një portal krijon një dezinformatë po ajo shpërndarja më e shumtë e dezinformatave bëhet në platformat sociale. Kështu që shumë shpejt plasohet në platforma sociale dhe masnej shpërndahet shumë shpejt në platforma sociale mendoj që po krijohen mundësi që mu kriju një ndërlidhje qysh e përmenda edhe më herët platforma, të cilat e verifikojnë më shpejt lajmin, për shembull, Facebook ka kriju një platformë e cila e bën menjëherë nëse një lajm nuk është i vërtetë, atëherë ajo e verifikon nëse është i vërtetë ose jo. Kështu që mendoj që platforma të tilla ndihmojnë që me u verifiku nëse lajmi është i besueshëm ose jo. Do thotë, tu bazu në monitorim të vazhdueshëm, konsideroj që ka përpjekje për përmirësim të gjendjes. Mediat po bëjnë përpjekje që të mbështesin gjithmonë standardet dhe etikën profesionale do të thotë të kenë kujdes dhe të verifikojnë lajmet përpara publikimit, po duhet me pasë parasysh se me zhvillimin e teknologjisë krijohen po ashtu forma edhe modele të reja të krijimit dhe shpërndarjes së dezinformatave, por që edhe mediat po përdorin platforma të reja të cilat krijojnë mundësi më të shpejta për me verifiku një lajm nëse është i besueshëm ose jo.”

Marije Vuksani – OJQ “Terre des Hommes”:

“Të gjithë na jemi faktikisht subjekte të kësaj fushe, domethënë qofshin prind qoftë mësimdhënës, qoftë nxënës, qoftë pedagog, psikolog, drejtor. Domethënë, të gjithë na kemi pjesëmarrje në këtë fushë, qoftë duke marrë të dhëna, duke i përpunu duke i analizu, qoftë duke i dhënë të dhënat ose duke i marrë, domethënë deshëm apo jo me ose pa pëlqim. Është me rëndësi që të dihet se çdo e dhënë që jepet duhet me pasë pëlqim, domethënë nga subjekti i cili merret edhe e drejta e subjektit është me ditë se për çfarë vyn ajo e dhënë. Domethënë, varësisht prej natyrës, kërkesës duhet me ditë se çfarë dhënat mund të mirën apo ka të drejtë me i dhënë, domethënë të gjitha këto janë pastaj drejtat tjera që janë drejta për shlyerje, drejta për përmirësim, drejta për… Domethënë, janë disa gjëra të cilat është e nevojshme që të gjithë të dinë, domethënë që janë njoftu qoftë fëmijë, nxënës, qoftë mësimdhënës, qoftë drejtorë, që me ditë më pastaj se si të navigohet në këtë fushë kjo është sidomos për fëmijët, duhet të jenë të vetëdijshëm se çka do qoftë që vendoset në eter dixhital, nuk fshihet aq lehtë.

Profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj thotë se zhvillimi i rrufeshëm i inteligjencës artificiale do të përbëjë sfidë të madhe edhe në të ardhmen për të gjithë, pa dallim moshe.

Remzie Shahini-Hoxhaj- Ligjëruese në Departamentin e Gazetarisë në UP:

Në nivelin global sot flitet domethënë për aspektin e inteligjencës artificiale, sfidat që ka me sjellë, aspektin e punësimit, sa ka me i reduktu vendet e punës, sa ka me ekzistu mundësia e manipulimit të informatës, domethënë ne po flasim për momentin, për shtrembërim të informatave e dezinformim, mirëpo në të ardhmen kemi me pas ende më të vështirë për me identifiku faktet. Për shkak se mundësia që një informatë e manipulume me u duk si reale ka me qenë shumë e madhe. Në të gjitha kontekstet e jetës, tu fillu edhe prej akademisë, domethënë sfida jonë e radhës si mësimdhënës, si akademi do të jetë identifikimi i atyre të cilëve e vjedhin dijen domethënë, nuk mundohen që të marrin aftësi për ta përvetësu, dijen po e vjedhin dhe kjo ka me qenë sfidë jo veç te ne, por gjithandej. Besoj që ka me arritë me u bo një zgjidhje, se gjithmonë kur ka pasë revolucione të tilla, tu e pa rrjedhën e historisë gjithmonë është zbulu diçka tjetër e cila i ka konkurru domethënë, asaj të parës, unë mendoj që edhe për çështjen e inteligjencës artificiale, kjo ka me u ba pjesë e punës tonë të përditshme edhe ne kemi me zhvillu mekanizma forma të evaluimit të cilat kemi me përdorë në si në aspektin tonë të dijes, po edhe në aspektin e verifikimit të informatave apo edhe plasimit të informatave, apo çka do tjetër. Po jua tregoj një prej batutave, kështu që e kam dëgju gjatë trajnimeve tona batute dhe e vërtet po që m’u ka duk shumë interesant që zakonisht pas çdo trajnimi mësimdhënësit na kanë pyet kanë thënë okej, po tash sipas jush, domethënë na nuk duhet me besu kurrgjë edhe asnjëherë është e vërtetë, ne kemi qenë një shoqëri, e cila nuk e kemi pasur mendimin kritik shumë të zhvillum. Unë mendoj që tendenca e arsimit tonë do të duhej me shku në atë drejtim që me zhvillu shumë të menduarit kritikë. Më lanë shumë hapësirë për dyshim edhe aty ku s’kemi dyshim. Ajo mundet me na bo më të aftë për verifikimin e informatave. Unë s’dyshoj që na kena me nxjerrë edhe naj Mira Murati në katrorë.

Dhe një shembull se si “Sbunker” identifikon dhe përgënjeshtron lajmet e rreme është edhe ai i mediave serbe që pretenduan rrejshëm se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer ushtrime ushtarake në Kroaci. Me qëllim që të përgatitej për t’u sulmuar serbët e Kosovës, në të vërtetë FSK-ja në nëntor ka kryer trajnime në Zagreb në kuadër të planit të bashkëpunimit dypalësh me Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, qëllimi i trajnimit ishte ngritja e shkathtësive profesionale të personelit të policisë ushtarake të FSK-së. Aktiviteti është përshkruar rrejshëm nga mediat serbe “Kurir” dhe “Informer” si përgatitje e FSK-së për të kryer sulme ndaj serbëve. “Sbunker” me fakte ka vërtetuar të kundërtën.

Luftimi i lajmeve të rreme dhe abuzimeve digjitale të të dhënave personale. Është një prej sfidave më të mëdha edhe për shtetet perëndimore, që krahas aspekteve ligjore kanë shtuar fushatat e ndërgjegjësimit që qytetarët të mos jenë cak i abuzimeve dhe i mashtrimeve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified

VERIFIED – Përmbajtja e paredaktuar e mediave sociale, shqetësuese për shoqërinë – Episodi 9

Published

on

Continue Reading

Verified

Promo – Verified – Episodi 9

Published

on

Continue Reading

Verified

VERIFIED – ”Fake news” po nxit gjuhë të urrejtjes – Episodi 8

Published

on

Continue Reading

Trending