Connect with us

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani  i arsimit ferizajas, Emin (Sylë) Avdyli

Published

on

Është ndarë nga jeta veterani  i arsimit ferizajas, Emin Avdyli.

Lajmi u bë i ditur nga familja në rrjetin social Facebook.

I ndjeri ishte ndër mësuesit e gjeneratave të para të pasluftës së dytë botërore dhe për një kohë edhe drejtues shkolle. Si atdhetar, shquhej për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe kultivimin e gjuhës e të letërsisë shqipe, të cilën e kishte ligjëruar për afër pesë dekada.

Varrimi i të ndjerit Emin Avdyli, bëhet të mërkurën, më 24 janar 2024, në fshatin Tërn në ora 12:00.

Ferizaj

Ferizajasi pa patentë shofer tejkaloi në vijë të plotë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se më 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën “Rexhep Bislimi” një person ka bërë tejkalim në vijë të plotë duke drejtuar veturën e tipit Saimler Benz me targa vendore.

Personi me inicialet A.M, 22 vjeç, u ftua në stacionin e Policisë dhe ndaj tij u nis fletëparaqitje për gjykatë, pasi përpos kundërvajtjes ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patentë shofer.

Continue Reading

Ferizaj

Pas rrahjes mes vete, arrestohen dy ferizajas

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona, të cilët sulmuan fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rrahja mes tyre ndodhi të hënën mbrëma, rreth orës 20:00, në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Të arrestuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Riza Goga, Ferizaj  26.02.2024 – 20:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti në takim Drejtoren e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin, Yolanda Edwards

Published

on

Drejtori i  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana priti sot në takim pune, Yolanda Edwards,  Drejtore e Planeve dhe Operacioneve të Sigurisë në ASG për Ballkanin.

Në komunikatën për media thuhet se në takim, nënkoloneli Pllana njoftoi drejtoren Edwards dhe stafin e saj për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë, si dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë me komunitetin.

Të dyja palët u pajtuan për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe të KFOR-it amerikan, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Continue Reading

Trending