Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Vitisë, pasi të njëjtit iu keqësua gjendja shëndetësore derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor.
Sipas policisë, viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete kurse vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.