Connect with us

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Ferizaj

Arrestohen 6 persona pas përleshjes në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar 6 persona të dyshuar për pjesëmarrje në përleshje.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ndodhi më 29.05.2024 rreth orës 14:00 kur pas një mosmarrëveshje në trafik, gjashtë meshkuj kosovarë  janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë  lirohen në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet pasi u raportua se sulmoi familjaren

Published

on

Një grua në Shtime ka raportuar në polici se pas një fjalosjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës (28.05.2024) rreth orës 16:30.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet pasi sulmoi dhe lëndoi policin në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person pasi i njëjti ka fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe  ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje . “

Continue Reading

Trending