Connect with us

Kosovë

PDK propozon dy data për zgjedhje kurse AAK nuk e mbështetë shpërndarjen e kuvendit

Published

on

Partitë opozitare (PDK,LDK dhe AAK), nuk kanë gjetur ende pajtueshmëri sa i përket shpërndarjes së Kuvendit, përderisa në anën tjetër pushteti është deklaruar se po pret unifikim e opozitës për këtë proces.

Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se datat 30 qershor ose 7 korrik, janë datat e mundshme kur duhet të shkohet në zgjedhje.

Sipas tij, deri të enjten e ardhshme duhet të shpërbëhet Kuvendit, në mënyrë që të arrihen këto data për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim që tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit”, u shpreh Tahiri.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se partia e tij nuk do të mbështesë kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës . Sipas tij, Qeveria Kurti duhet të japë dorëheqje.

“Shpërndarja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, një ‘exit’ për Qeverinë Kurti. Në një farë forme për dështimet e Qeverisë fajin e merr Kuvendi. Qeveria duhet të shkarkohet vet sepse një qeveri e dëmshme duhet të deklarohet vet për dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit përkundër që pozita e përkrahë shpërndarjen e Kuvendit nëse ka unitet brenda partive opozitare.

“Ne asnjëherë nuk kemi thënë që kemi frikë nga shkuarja në zgjedhje apo rikonfirmimi i mandatit te sovrani, por nuk mund ta bëjmë këtë me vetëm  një grup parlamentar të opozitës. Nëse është një opozitë e bashkuar që kërkon shpërndarjen e Kuvendit, mund të dakordohemi për datën e përbashkët”, ka thënë ajo.

Kosovë

MPB: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve të në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas vendimit, ndezja e zjarreve është vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

MPB-ja i ftoi qytetarët që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, të lajmërojnë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

Continue Reading

Kosovë

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rremë

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

Sipas Gashit, personi i dyshuar për këtë kërcënim besohet se mund të ketë qenë nga një shtet jo mik, bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jo-mike”, ka thënë kryeprokurori Zejnullahu.  

Ndërkohë është konfirmuar se  seanca konstituive do të vazhdojë nga ora 20:00

Continue Reading

Kosovë

Ministri Damka mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Published

on

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. 

Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

Damka shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.

Continue Reading

Trending