Connect with us

Kosovë

Vdekja e Kadaresë: Shqiptarët sot humbën gjeniun e pendës

Published

on

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 88-vjeçare.

I lindur në Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936, Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kadare u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Ai emigroi në Francë në vitin 1990 kurse në dekadat e fundit, jetoi dhe shkroi midis Parisit e Tiranës.

Në vitin 1996 u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike kurse vitin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron, i dha Kadaresë titullin “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” gjatë një vizite që bëri në Tiranë.

Më 1998, kur edhe nisi lufta në Kosovë, Kadare publikoi librin “Tri ditë zie për Kosovën”.

Librat e tij tashmë janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë të botës derisa një nga kryeveprat e tij, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” hyri në 100 librat e shekullit të gazetës Le Monde.

Krahas çmimeve të tjera, më 2019 fitoi çmimin prestigjioz amerikan të letërsisë “Neustadt. Gjatë ndarjes së këtij çmimi Kadareja ishte vlerësuar si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe i fjalës së lirë”.

Kadare disa herë qe propozuar për çmimin “Nobel” për letërsi.

Duke reaguar pas lajmit për vdekjen e Kadaresë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë tha se “ikja e tij është e pangushëllueshme” për të dhe për letërsinë shqipe.

“Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë evropiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha”, thuhet në reagim.

Kosovë

Balotazhi baraspeshon fuqinë e partive politike nëpër komuna

Published

on

Balotazhi për kryetarë, në 18 komuna të Kosovës, solli disa ndryshime por gjithsesi këto zgjedhje prodhuan një shpërndarje të baraspeshuar të pushteteve lokale mes subjekteve politike, duke mundësuar që të gjithë pa përjashtim, në një mënyrë ose tjetrën, të ndjehen “fitues” .

Pas dy rundeve të zgjedhjeve lokale, numrin më të madh të komunave i fitoi Lista Serbe.  Ajo triumfoi në 10 sish, nga të cilat, në balotazh ishte vetëm komuna e Kllokotit. Lista Serbe në raundin e parë fitoi në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Artanë, Ranillug, Shtërpcë, Graçanicë dhe në Partesh.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja fituan nga shtatë komuna, ndërsa PDK-ja fitoi në 6 komuna derisa  AAK-ja  në 5 sish derisa Nisma Socialdemokrate, Partia Demoratike Turke e Kosovës dhe Lista për Drenasin fituan nga një komunë.

Vetëvendosje i fitoi në raundin e parë Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën kurse në balotazh triumfoi edhe në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq dhe Fushë-Kosovë.

LDK-ja në raundin e parë kishte fituar Lipjanin e Istogut, ndërsa në balotazh e fitoi Prishtinën, Pejën, Dragashin, Junikun dhe Vitinë.

PDK-ja pa balotazh e fitoi Skenderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, kurse në balotazh e fitoi Prizrenin, Kaçanikun e Vushtrrinë.

AAK-ja kishte fituar pa balotazh Deçanin, e në balotazh e fitoi edhe Gjakovën, Suharekën, Rahovecin dhe Klinën.

Sa i përket rezultateve finale, duhet të pritet edhe numërimi i votave me kusht, të persona ve me nevoja të veçanta dhe votat me postë, ku këto të fundit mund të kenë ndikim direkt në rezultatet e dy komunave; atë të Junikut  dhe në Komunën e Vitisë.

Në Junik , sipas rezultateve preliminare ka fituar Ruzhdi Shehu i LDK-së me 55.92% ndaj Agron Kuçit të AAK-së me 44.08%. Dallimi mes tyre është  vetëm 302 vota marrë parasysh se në raundin e parë ishin 1.132 vota të vlefshme nga diaspora. Nëse edhe në rundin e dytë vijnë përafërsisht numri i njëjtë i votave, atëherë mund të ketë edhe ndryshim rezultati.

Situatë e ngjashme është edhe në Viti, ku sipas KQZ-së, Sokol Haliti i LDK-së ka fituar 50.60% kurse Arsim Ademi  i LVV-së 49.40% të votave. Dallimi mes tyre është vetëm  197 vota andaj numërimi i votave me postë mund të bëjë ndryshim, pasi në raundin e parë, nga diaspora e Vitisë, me postë erdhën 1.383 vota të vlefshme.

Rezultatet përfundimtare mund të dalin deri në fund të javës, pasi të jenë rinumëruar të gjitha votat e së dielës, si dhe pas numërimit të votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura me postë.

Continue Reading

Kosovë

Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar Fatmir Shehollit paraburgimin edhe për dy muaj.

Sheholli u arrestua  më 9 tetor nën dyshimet për spiunazh, ndërkaq një ditë më pas, më 10 tetor, Gjykata e Themelore e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve që ndodhi të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.

I dyshuari  Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit..

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari Isufi që dyshohet se vrau dy vëllezërit, njëri 32 e tjetri 45 vjeç, është dhëndri i tyre.

Ndërkaq, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka aktakuzë për “dhunë në familje” dhe “kanosje”, për të cilën  ishte dërguar në paraburgim në prill të këtij viti.  

Continue Reading

Trending