Connect with us

Kosovë

Qeveria e Kosovës shpallë 11 korrikun Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës

Published

on

Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 korrikun si Ditë të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës.

Kryeministri Albin Kurti tha se sot Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korrikut, bazuar edhe në rezolutën që është miratuar në kuvend që e dënon gjenocidin në Srebrenicë por edhe në rezolutën përkatëse të Parlamentit Evropian e edhe në atë që u botua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ky është veprim fisnik e i duhur, në emër të Kosovës, të universales sonë njerëzore dhe dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos të harrohet dhe përsëritet më gjenocidi as në Bosnjë dhe Hercegovinë, as në Kosovë e  askund në rajon e botë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar .

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në maj të këtij viti, përmes një rezolute përcaktoi 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Për këtë krim, që në vitin 2007 u karakterizua si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë deri tash janë dënuar më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Kosovë

Nga e diela kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda të transportit në Kosovë

Published

on

Në periudhën nga 14 korriku deri më 31 korrik në orarin prej orës 11:00 deri në ora 17:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale .

Ky vendim i qeverisë është bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

“Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka njoftuar përmes Facebookut zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i temperaturave të larta kufizohet orari i punës për disa kategori

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që si pasojë e temperaturave të larta në periudhën nga 13.07.2024  deri më 20.07.2024 të kufizojë orarin e punës në disa kategori.

Sipas vendimit, të cilin Ministria ka thënë se e ka marrë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 20 korrik nga puna duhet të lirohen gratë shtatzëna.

Nëse kjo është e pamundur atëherë gratë shtatzëna duhet të punojnë nga shtëpitë.

Gjatë kësaj periudhe personat me sëmundje kronike duhet të punojnë orar të shkurtuar dhe atë deri në 4 orë në ditë.

Gjithashtu, deri më 20 korrik do të ndalohet edhe puna në ambiente të hapura në sektorin e ndërtimtarisë gjatë orarit 11:00-17:00.

Vendimi thotë se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë korrikut dhe gushtit, do të merren masa të tjera.

Continue Reading

Kosovë

Rrënohen skelet e ndërtimit në Llozanë – Dyshohet për viktima

Published

on

Në një nga sheshet e Llozanës, në Zvicër, është shembur skela e kullës prej druri ‘Malley Phare’. Dyshohet se ka viktima në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:25 e mëngjesit e sotëm, transmeton RTK.

Në vendngjarje kanë arritur një numër i madh i policëve dhe të ambulancave, ku me shpejtësi u vendos një perimetër sigurie dhe filluan kërkimet për viktimat e mundshme.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar me operacionet e ndihmës.

Continue Reading

Trending