Connect with us

Kosovë

Kosova ka 1.58 milion banorë rezident dhe rreth 600 mijë në diasporë

Published

on

Në Kosovë aktualisht jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë derisa në diasporë janë regjistruar rreth 600 mijë qytetarë.

Sipas të dhënave preliminare nga regjistrimi i fundit i popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), del se nga numri i përgjithshëm i banorëve rezident 759 mijë e 46 i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 791 mijë e 614 i përkasin gjinisë femërore.

Gjatë prezantimit të të dhënave preliminare, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, bëri të ditur se mosha mesatare e popullsisë në Kosovë është rritur për 4.85 vjet, krahasuar me vitin 2011 kur mosha mesatare ishte 29,97 vjet.

Kastrati bëri të ditur se numri mesatar i anëtarëve në një familje  në vitin 2024 është 4.5 banorë derisa në vetëm 9 prej 38 komunave ka rritje të numrit të banorëve rezidentë kurse  në 29 të tjera kishte ulje.

Dendësia e popullsisë sipas ASK-së është 145.5 banorë në një kilometër banorë.

Komunat me dendësi më të madhe janë Fushë-Kosova me762 banorë në një kilometër katror, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina 434 banorë në një kilometër katror.

Sipas ASK-së në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre thuhet se u regjistruan.

Ferizaj

LDK gjobitet me 20 mijë €, AAK me 12 mijë kurse LVV me 3 mijë euro, për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës parazgjedhore

Published

on

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 15 janar i ka shqiptuar gjoba tri subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu, LDK-ja u gjobit me 20 mijë euro, pasi kandidatja e saj për deputete, Xheneta Syka, e publikoi në llogarinë e vet në Facebook një video ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i LVV-së, krahasohej me Adolf Hitlerin.

PZAP-ja tha se me këtë, LDK-ja e ka shkelur nenin 34 të Ligjit për zgjedhjet, i cili ua ndalon partive politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre përdorimin e gjuhës së urrejtjes , e cila mund ta nxisë apo provokojë një person tjetër të kryejë akte dhune kundër të tjerëve – si dhe përdorimin e fotografive, simboleve dhe materialeve të tjera që kanë ose mund të kenë ndikim të tillë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u gjobit me 12 mijë euro, pas një ankese të Lëvizjes Vetëvendosje se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte bërë akuza të pabaza dhe të pavërtetuara kundrejt kryeministrit Kurti, ashtu si edhe Ardian Gjini, kandidat për deputet i AAK-së.

PZAP-ja tha se Haradinaj dhe Gjini kanë nxitur urrejtje ndaj Albin, duke thënë se “duhet ta heqim mashtruesin” dhe se “nuk duam më lojëra me sigurinë kombëtare pas shpinës së aleatëve tanë e në interes të Serbisë e Rusisë nga argati i tyre”.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje u gjobit me 3 mijë euro, për shkelje të Ligjit për zgjedhjet, pas ankesës së LDK-së. Në njoftimin për media, PZAP-ja tha se e pranoi pjesërisht ankesën e LDK-së, duke konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie kur gjatë tubimit në Pejë më 13 janar u shpreh: “Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të pakontrolluara të fytyrës)….”.

Partitë e gjobitura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme lidhur me vendimet e PZAP-së.

Continue Reading

Kosovë

SHBA jep dritën e gjelbër për helikopterët e FSK-së

Published

on

Kosova do të përfitojë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar kapacitetet në fushën e helikopterëve, radarëve dhe mbrojtjes ajrore, duke e ngritur vendin në një nivel të ri të sigurisë strategjike.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, konfirmoi përkushtimin e aleatit amerikan për forcimin e sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës si vend me orientim euroatlantik. Falënderojmë aleatin tonë të përhershëm për ndihmën dhe besimin e vazhdueshëm,” tha ministri Maqedonci.

Ai shtoi se kjo mbështetje konkrete rritë aftësitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e forcon pozicionin e Kosovës si partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë.

Continue Reading

Kosovë

Pritja në Merdar rreth 4 orë kurse tek Dheu i Bardhë pritet rreth 1 orë

Published

on

Pritjet e veturave për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar zgjasin deri në 4 orë .

Në informacionin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolona e automjeteve në këtë pikë është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth një orë, ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Continue Reading

Trending