Connect with us

Ferizaj

LDK: Komuna e Ferizajt ka para për festë e muzikë, por jo për 300 punëtorët shëndetësorë

Published

on

Dega e LDK-së në Ferizaj ka ngritur sot shqetësimin për mbetjen e 300 punëtorëve shëndetësor pa paga pasi që dje ka skaduar kontrata e Komunës së Ferizajt me organizatën “Caritas Kosova” për stafin e angazhuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjar edhe në pikat tjera nën menaxhimin komunal. Bardh Zeqiri, nga kjo parti, ka thënë se stafi i angazhuar nuk ka i ka marrë rregullisht as pagat për të cilat ishte kontraktuar.

“Shqetësues është fakti se Komuna e Ferizajt, përveçse e ka mbyllur këtë lloj angazhimi, nuk ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj këtyre punonjësve, gjegjësisht për katër muaj, ndërsa po e njëjta komunë hap tender mijëra euro për festa dhe muzikë”, ka thënë Zeqiri në konferencën për media në selinë e Degës së LDK-së. Ai është referuar tenderi të shpallur të Komunës së Ferizajt në fillim të muajit për organizimin e një festivali për mërgatën, në vlerë prej 390 mijë eurosh, por pas presionit të opozitës dhe mediave, qeveria lokale e kryetarit Agim Aliu e anuloi me pretendimin se nuk i kishte ofertuesi i vetëm nuk i kishte përmbushur specifikat e tenderit. Por në faqen e Komunës në Ferizaj pas reagimeve të mëdha publike, kritikët e tenderit – atëherë ende të pa anuluar – u quajtën “të mjerë”, ndërkaq nuk u dha një shpjegim i qartë nëse tenderi planifikohej për aktivitetin që tashmë kishte nisur në sheshin “Ramadan Rexhepi”, ku bizneset private po mbajnë koncerte dhe ndeja çdo natë.

LDK-ja ka alarmuar se si pasojë e përfundimit të kontratës me “Caritas Kosovën” dhe mungesës së një plani të qartë të Komunës për mënyrën e mbulimit të pagave të treqind punëtorëve shëndetësorë, rrezikojnë të mbyllen disa qendra të mjekësisë familjare në fshatra. Zeqiri ka thënë se punëtorët e angazhuar me kontratën, tashmë të skaduar, edhe ashtu kishin punuar me kushte të pabarabartë krahasuar me kolegët e rregullt që bëjnë të njëjtën punë.

“E them të pabarabartë për shkak të pagesës jo të barabartë me kolegët e tyre, me 50 për qind më pak, edhe pse kanë kryer punën me orar të njëjtë, shto këtu edhe faktin se nuk janë paguar fare që 40 muaj. Ne si LDK, jemi të shqetësuar për fatin e këtyre punonjësve”, ka thënë Zeqiri, duke kërkuar sqarime nga ekzekutivi komunal se çfarë do të bëhet me këta punonjës pa kontrata.

“Kjo qeverisje po dëshmon paaftësinë menaxheriale, ku me një planifikim të drejtë buxhetor, do sigurohej mënyra e financimit për këta punonjës e jo paratë të ndahen për festa e muzikë, e të humbim për procedura përmbarimore”, ka thënë Zeqiri.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending