Connect with us

Ferizaj

VV-ja i kërkon prokurorisë ta hetojë Aliun për të gjeturat e Auditorit

Published

on

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj i ka bërë thirrje sot Prokurorisë Themelore të Ferizajt që të hetojë kryetarin Agim Aliu dhe zyrtarët e tij më të lartë për të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, që ka faktuar sesi administrata lokale shpalli tenderë dhe lidhi kontrata prej miliona eurosh, me kompani private pa pasur planifikim buxhetor.

Akuzat i kanë ngritur sot kryetarja e Qendrës së VV-së në Ferizaj, Fatbardha Zogaj-Reka dhe anëtarja e kësaj partie në Kuvendin Komunal, Yllka Neziri.

Në raportin e ZKA-së, të publikuar në fund të qershorit, kryetari Aliu është pajtuar me të gjitha shkeljet dhe keqmenaxhimet komunale të evidentuara për shumë fusha të qeverisjes lokale, sikur ishte shpallja dhe nënshkrimi i tenderit prej rreth 1.6 milionë eurosh me një kompani private për pastrimin e disa zonave të qytetit pa planifikim buxhetor dhe duke shmangur dy kompanitë publike të mirëmbajtjes, të cilat edhe ashtu përballen me vështirësi financiare.

“Realisht nëse shfletoni raportin e auditimit, në të gjitha sugjerimet, në të gjitha çështjet që i adreson raporti, thuhet ‘kryetari,’kryetari duhet të bëjë këtë, kryetari duhet të bëjë’…domethanë te të gjitha gjetjet, te rekomandimet, te të gjitha pjesët e raportit të auditimit, kërkohet prej kryetarit, sepse ai është i pari dhe sigurisht se ai është vendimmarrësi më i lartë në Komunën e Ferizajt”, ka thënë Zogaj-Rekaj kur është pyetur se a duhet ta hetojë prokuroria edhe Aliun si zyrtari më i lartë administrativ sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Kuvendarja Neziri ka thënë se raporti i ZKA-së vetëm sa përmblodhi të gjitha deklarimet e kuvendarëve të VV-së gjatë seancave të Kuvendit Komunal për keqmenaxhim nga administrata komunale e udhëhequr nga koalicioni i prirë prej PDK-së.

“Raporti tregoi shumë qartë për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare e ata persona duhet të japin përgjegjësi në organet kompetente. Për vite me radhë, raporti i auditimit është raport me opinion negativ”, ka thënë Neziri, duke theksuar se ZKA-ja faktoi prezantimin jo të saktë të detyrimeve të papaguara në pasqyrat vjetore financiare. “Keqmenaxhim i shpenzimeve në kategori ekonomike, Komuna ka kontraktuar shërbime me procedurë të hapur me operatorë ekonomikë privatë për shërbime, të cilat  ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale. Si pasojë e këtyre keqmenaxhimeve, gjendja e këtyre kompanive publike është në gjendje jo të mirë financiare dhe përditë e më shumë po përballen me telashe për shkak mos mbështetjes nga Komuna e Ferizajt”, ka thënë Neziri.

Administrata komunale ka heshtur pas publikimit të raportit të ZKA-së. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë as kuvendarët e koalicionit në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal pasi opozita ngriti dyshime për korrupsion.

Zogaj-Reka ka thënë se Ferizaj për shkak të keqmenaxhimit do të mbetet pa grantin qeveritar për komunat, ndërkaq, duke folur për humbjen e mundësisë për fonde nga donatorët si pasojë e vlerësimit negativ për qeverinë lokale të Aliut, ka theksuar se “askush nuk investon aty ku e sheh se s’po shkon mirë”.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending