Connect with us

Kosovë

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Published

on

Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në shtator të vitit 1998 në Prizren.

Aktgjykimi u shpall sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pleskoviq është gjetur fajtor pasi rreth datës 1 shtator 1998 në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, kishin vrarë Binak dhe Reshat Dacin, Fatmir Bojaxhiun dhe kishin plagosur disa civilë të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Me dënimin e shqiptuar prej 15 vjet burgim për Pleskoviqin, nuk u pajtuan familjarët e viktimave dhe avokatët e tyre, pasi e vlerësuan si dënim të butë. Sipas tyre, Pleskoviq është dashur të merrte dënim me burgim të përjetshëm, marrë parasysh rrethanat e vrasjes dhe mizorinë e aktit, ku viktimat janë gjetur me gjymtyrë të prerë.  

Kosovë

Gjykata e Apelit lë në paraburgim Igor Popoviqin

Published

on

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviqit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditës të shqiptuar ndaj zyrtarit serb , i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas vendimit të Apelit, siç raporton Betimi për Drejtësi, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që, sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Në vendim është përmendur  edhe një video ku Popoviq shihet dhe dëgjohet duke mbajtur një fjalim në rajonin e Rahovecit, përmes së cilës, Gjykata tha se krijohet dyshimi i bazuar mjaftueshëm se ai e ka kryer këtë vepër penale.

I dyshuari ka shtetësi të Serbisë dhe nëse ai mbrohet në liri do të ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës , thuhet më tej në vendim.. Popoviq u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Continue Reading

Kosovë

Apeli liron nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut

Published

on

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan, dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit pesë policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut.

Të njëjtit janë liruar dhe do të mbrohen në liri, konfirmoi avokati i njërit nga policët e arrestuar.

Pesë policët janë arrestuar më 7 korrik, pasi dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, gjatë arrestimit të tij në orët e para të 7 korrikut.

Policët fillimisht u patën suspenduar nga detyra e më pas edhe janë arrestuar me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Kosovë

1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës në NEPTUN!

Published

on

🌞 1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës!

Koha po ecën – por Neptun të jep edhe një shans ekstra!

📍 Nga teknologjia më e fundit, elektroshtëpiake, pajisje smart, e deri te biçikletat dhe aksesorët – gjithçka që të duhet për një verë ndryshe, tani me super çmime!

💳  Dhe mos harro: blerje me këste pa interes – 0%!

⏰ Oferta vlen vetëm edhe sot me datë 31.07.2025.

Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë!

#hajde #neptunkosova

Shfleto ofertën këtu: OFERTA NEPTUN

#

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending