Connect with us

Ferizaj

ATK-ja hyn në grevë, parashtron kushte Qeverisë

Published

on

Administrata Tatimore të Kosovës, për tre orë resht i ndërpreu të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. Sindikata e të punësuarve të saj, vendosi të mbajë grevë nga ora 9 deri në orën 12.

Përfaqësuesit e sindikatës në zyrën regjionale të ATK-së në Ferizaj, nuk u prononcuan për grevën e sotme, me arsyetimin se do të prononcohet vetëm kryesia e sindikatës në Prishtinë.

Sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajra duke prezantuar tri kërkesa kryesore të tyre, tha se greva e sotme është respektuar në të gjitha regjionet e ATK-së.

ARLINDA BAJRA – Sekretare e sindikatës së ATK-së:

“Kërkesat janë paraqitur edhe me shkrim përmes shkresave me shkrim që janë dërguar disa herë në ministri edhe përmes mediave, ku kanë qenë krijimi i kushteve të punës, ka qenë propozim ndryshimi i statusit të ATK-së dhe kanë qenë kompensimet tjera për zyrtaret e Administratës Tatimore. Greva ka filluar sot nga ora 9 deri në ora 12 dhe do të vazhdoj fillimisht kështu, është mbajt në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore dhe është respektuar pothuajse 100% e gjithë stafit të regjioneve tjera.”

Në grevën paraprake të mbajtur më 20 maj të këtij viti, sindikalistët mes tjerash, kërkuan edhe përfshirjen e gjithë stafit të ATK-së në pakon fiskale emergjente, sigurimin e mbushjeve telefonike, përmirësimin e kushteve të punës dhe ndryshimin e statusit të ATK-së, në Agjenci me status të veçantë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending