Connect with us

Ferizaj

Ku shkuan 800 mijë euro nga projekti në rrugën Emin Duraku?

Published

on

Bodrumet në qytetin e Ferizajt më së shumti përdoren nga ndërtesat e larta si vend për parkimin e veturave. Bodrume ndërtojnë edhe personat që jetojnë në shtëpi.

Sipas disa ndërtuesve Ferizajas,për të ndërtuar një bodrum të ndërtesës shumëkatëshe, së bashku  me pllakën e parë të shtruar sipër, për objektet më të larta mund të kushtojë nga 600 deri në 800 euro për metër katror.

Megjithatë, ky vazhdim i nënkalimit për këmbësorë tek rruga “Emin Duraku” në Ferizaj, që pak dallon nga një bodrum i thjeshtë,  taksapaguesve u ka kushtuar rrafsh 1 milion e 87 mijë euro.

Monitorusi i Organizatës INPO, Qëndrim Arifi thotë se që nga fillimi i këtij projekti kishte mjegulli sepse u favorizua një kompani që fiton shumicën e tenderëve në Ferizaj.

Arifi tregon se në këtë tender kishte edhe diskriminim pasi që në kërkesat e aspektit teknik kërkohej që kompania t’i ketë 70 punëtorë e madje edhe ishte shkurtuar afati kohor për pranimin e ofertave.

“Është paradoksale që edhe ky nënkalim edhe një park që ka ekzistuar këtu janë shkatërruar këtu për këtë “Bashkim të Qytetit”. Ende më paradoksalisht është se ato projekte kanë qenë të PDK-së, është keqmenaxhim i parasë publike dhe keqpërdorim sepse po prishet një nënkalim që të rregullohet një nënkalim tjetër i cili i ka të njejtat karakteristika dhe ka një kosto tri herë më të shtrejntë. Kjo qështje është për organet e drejtësisë, ne i shohim specifikat, i shohim paramasën mirëpo nëse nuk je ekspert sidomos i ndërtimtarisë e ke të vështirë ta identifikosh se në një shtyllë betoni, a janë tre metër kub aty apo janë dhjetë sepse nuk jemi të asaj lëmie. Një nënkalim i njejtë të kushtoj trefish më shtrenjtë, kjo është dashur të shërbente alarm për organet e drejtësisë po ne po e shohim se sa alarmohen ata, qoftë nga reagimet e më herëshme për këtë projekt. Ne vetëm brenda vitit kemi pasur dhjetra reagime për Komunën e Ferizajt por rezultate nuk ka. Nuk kemi as njoftim për vazhdim të hetimeve ose paradoksalisht, hetimet mbyllen pa u konsultuar me personin që ka bërë kallëzim penal. Kemi një sistem të çuditshëm.” 

Qëndrim Arifi – Monitorues i INPO-s
Qëndrim Arifi – Monitorues i INPO-s

Nga një përllogaritje e thjeshtë, nëse e marrim çmimin më të shtrenjtë për ndërtim  të një bodrumi prej 200 metrash katror, del se një projekt i ngjashëm si ky, i cili u menaxhua nga komuna e Ferizajt, do të kushtonte më së shumti 160 mijë euro.

Televizoni TEMA kërkoi përgjigje nga ekzekutivi komunal pse vazhdimi i një nënkalimi tanimë ekzistues duhet të kushtojë afro 1.1 milion euro, mirëpo Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi refuzoi që shikuesve tanë t’iu jep llogari lidhur me këtë çështje.

Nënkalimi i parë i hapur para më se 10 vitesh, kësaj komune i kishte kushtuar vetëm 324 mijë euro.

Ndërsa tani, se ku shkuan mbi 800 mijë euro tepricë nga ky projekt i ri, kjo i mbetet institucioneve shtetërore që ta hulumtojnë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending