Connect with us

Ferizaj

Merr fund ndërtimi me Nenin 18 në zonën urbane te Ferizajt

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot mbajtën konferencë për media ku edhe shpalosën përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes së cilës konfirmohet se Planet Rregulluese Urbane janë ende në fuqi në Komunën e Ferizajt.

“Komuna e Ferizajt, gjegjësisht, Drejtoria e Urbanizmit ka lëshuar me qindra leje ndërtimore, kryesisht ndërtime të larta në kundërshtim me ligjin dhe këto plane rregulluese. Në shkresën që e kemi pranuar nga zyra ligjore e ministrisë dhe Departamenti i Planifikimit në dy paragrafë thuhet që në Komunën e Ferizajt sipas ligjit të Planifikimit Hapësinor, planet rregulluese urbane janë në fuqi dhe në paragrafin tjetër thuhet poashtu se me Plan Zhvillimor Komunal nuk mund të lëshohen leje të ndërtimit. Si rrjedhojë e kësaj i bie që të gjitha lejet e lëshuara gjatë pesë viteve të fundit nga Komuna e Ferizajt nga dy ish-drejtorët e Urbanizmit (Faik Grainca & Lulzim Aliu), kanë lëshuar me qindra leje ndërtimore pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me këto plane. Komuna e Ferizajt ka qenë e njoftuar paraprakisht me vite të tëra, që janë duke bërë shkelje duke vazhduar me këtë formë se si i kanë dhënë lejet e ndërtimit, mirëpo në formë të qëllimshme i kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin. Janë organet e drejtësisë të cilat duhet të merren me personat përgjegjës që kanë bërë këtë degradim urban të qytetit të Ferizajt, e poashtu kanë krijuar pasiguri juridike për bizneset dhe për pronarët e atyre banesave që tashmë janë blerë.” thotë Enver Haliti – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

Enver Haliti – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

“Është ngulfatur potenciali zhvillimor dhe është degradu hapësira publike duke parë një objektivë të vetme, pasurimin e kryetarëve publik të komunës në kundërshtim me ligjin. Është bërë ngulfatje prej pamjeve të shkollës ku nxënësit do të duheshin të kishin oborret e tyre e deri tek ngulfatja e plotë e investimeve ku njerëzit kanë blera banesa, me idenë që këto kanë qenë të legalizuara dhe përbrenda planeve rregulluese. Është një krim urban që ka ndodhë në këtë vend dhe për këtë ka fajtor me emër dhe me mbiemër. Duhet veprim i Prokurorisë Speciale si në rastin “Brezovica” edhe në Ferizaj. Mafia e betonit nuk duhet më ta bëjë të vështirë jetën e qytetarëve të Ferizajt dhe këtu duhet të përfundoj sepse tani është edhe përgjigja prej institucionit qëndror.” thotë Haki Abazi – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

Haki Abazi – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

“Ministria e ka përcaktu që me ligj të ndërtimit nuk mundesh me lëshu leje, këta kanë lëshu leje me ligj të ndërtimit, janë më qindra të tilla dhe tash edhe me Plan Zhvillimor Komunal nuk mundet me u lëshu. Dje, ministria e ka dhënë fjalën e fundit dhe rrjedhimisht, Ferizaj sot ballafaqohet me probleme të mëdha. Përveç krimit urbanistik, unë mendoj se është cënu edhe siguria por edhe shëndetësia e qytetarëve. Siguria sepse në shumë ndërtesa  zjarrfikësit nuk munden me u qasë, në anën tjetër nëse ndodh ndonjë tërmet, ka me pas një krim të madh. Ndërsa tek shëndetësia, mundeni me e pa se nuk kanë as shporta për mbeturina. Unë i bëj thirrje Prokurorisë, që rastit “Brezovica” t’i bashkëngjitet edhe rasti Ferizaji, që unë mendoj është një krim ende më i madh se që ka ndodhë në Brezovicë. Qysh i ka ardh fundi këtij krimi urbanistik, duhet me i’u ardh fundi edhe zyrtarëve që kanë dhënë leje kundërligjshëm.” thotë Dimal Basha – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

Dimal Basha – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës

Skandali i lejeve ndërtimore ka nisur në vitin 2017, pasi Kuvendi Komunal i Ferizajt e miratoi Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025, i cili është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Planifikimit hapësinor të Kosovës, e që ishte produkt i kompromisit biznesor të disa subjekteve të atëhershme në pushtet dhe të opozitës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

KEDS: Mungesa e kapaciteteve nga KOSTT shkakton probleme me energjinë në Ferizaj

Published

on

KEDS ka njoftuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në zonën Ferizaj–Bibaj është pasojë e mungesës së kapaciteteve nga KOSTT.

Sipas njoftimit, transformatori T3 në nënstacionin TS Bibaj (40 MVA) është jashtë funksionit që nga data 13 mars 2026, duke shkaktuar mungesë të energjisë në këtë zonë.

Për të zbutur situatën, KEDS ka ndërmarrë disa masa, përfshirë përdorimin e lidhjeve alternative për furnizim, vendosjen e dy transformatorëve shpërndarës me kapacitet nga 8 MVA secili, si dhe forcimin e kabllove për rritje të përkohshme të kapacitetit.

Megjithatë, sipas KEDS, këto masa nuk janë të mjaftueshme për të përballuar ngarkesën, për shkak të mungesës së energjisë nga KOSTT. Si pasojë, gjatë orëve të pikut nga ora 17:00 deri në 00:00 mund të ketë kufizime të furnizimit deri në 8 MW në disa zona, veçanërisht në nënstacionet Bibaj dhe Kastrioti.

KEDS ka kërkuar nga KOSTT ndërmarrjen e hapave konkretë për zëvendësimin e kapacitetit të humbur prej 40 MVA, duke paralajmëruar se në të kundërtën situata e furnizimit me energji elektrike mund të përkeqësohet edhe më tej.

#

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt 17 orë pa rrymë, KEDS dhe KOSTT ende pa ndonjë sqarim

Published

on

Qendra e Ferizajt vazhdon të mbetet pa energji elektrike për rreth 17 orë, ndërsa ende nuk ka ndonjë sqarim publik nga KEDS, KESCO apo KOSTT lidhur me ndërprerjen.

Sipas të dhënave në aplikacionin eKESCO, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Phase Short Circuit”, i cili ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur disa zona të qendrës së qytetit, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e rrymës për një periudhë të gjatë.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.

Continue Reading

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Trending