Connect with us

Arbëri

Abazoviq thotë se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet dhe se secili do të jetë përgjegjës për veprimet e veta.

Ai i është kundërpërgjigjur presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, që tha se nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe atëherë do të bjerë Qeveria e Malit të Zi.

“Pyetjet që ende shkaktojnë dyshime duhet të hiqen nga rendi i ditës në atë mënyrë që të gjitha bashkësitë fetare në Mal të Zi të kenë trajtim të njëjtë dhe adekuat”, ka thënë Abazoviq të premten mbrëma për televizionin shtetëror të Malit të Zi.

Abazoviq ka thënë se e kupton kontekstin politik të deklaratës së Gjukanoviqit, porse nuk është për variante që kushtëzojnë Qeverinë.

“Qeveria ka programin e saj të punës, të gjithë e kanë ditur kur kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë se cilat do të jenë detyrat, duhet të përfundojmë këtë detyrë që të merremi me gjëra tjera”, tha Abazoviq. “Kështu që do të ndodhë nënshkrimi, në një formë apo tjetër, por nëse dikush bën një lëvizje politike pas kësaj, s’ka gjë, të gjithë mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhë”./koha

Arbëri

Qyteti i Ohrit lëkundet nga tërmeti

Published

on

Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit, që u regjistrua në orën 04:34 sipas kohës lokale, ishte rreth 4 kilometra në veri-perëndim të zonës së qytetit të Ohrit në thellësi  prej 5 kilometrash.

Përpos Ohrit me rrethinë, tërmeti u ndje edhe nga banorët në zonat kufitare me Shqipërinë dhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Arbëri

Arrestohet  kryetari Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Ndaj Veliajt është miratuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj. Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj, transmeton A2CNN.

Continue Reading

Trending