Connect with us

Kosovë

Prodhuesit e betonit ankohen në Qeveri: Vetëm në Kosovë është rritur çmimi i cementit

Published

on

Prodhuesit e betonit në Kosovë po ankohen për ngritjen e çmimit të cementit.

Për këtë çështje ata edhe i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku thonë se është ngritur çmimi i cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet aktuale të cementit janë të papërballueshme meqë nga janari kur çmimi ishte rreth 90 euro për ton tani çmimi ka arritur në rreth 150 euro për ton.

Sipas tre prodhuesve të betonit (IMA Shpk, Bp Construction Shpk dhe Dino Beton), çmimi i cementit është rritur vetëm për Kosovë por jo edhe për vendet e origjinës.

Në letrën drejtuar Qeverisë, këta prodhues tregojnë se 60% të blerjes së cementit vjen nga Sharrcem, 20% nga Fushë Kruja, 10% nga Shkupi dhe 10% nga prodhuesit tjerë të cementit.

Prodhuesit e betonit kërkojnë nga autoriteti i konkurrencës të hetojë këtë dukuri.

Përfaqësuesit e këtij sektori të prodhimit thonë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të ulëta, kjo po iu shkakton humbje.

Andaj, sipas tyre nëse qeveria nuk ndërmerren masa për këtë çështje, prodhuesit e betonit do të duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre.

Kosovë

Kurti: Këtë javë nisin diskutimet për qeverisjen qendrore

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do t’i nisë diskutimet për qeverisjen qendrore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Kurtin për ta formuar Qeverinë e re, pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga komuniteti serb.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re.

Kurti ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku ai prezanton kabinetin e ri, është 26 tetori.

“Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet. Unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, dhe duhet të kemi mandat të rregullt, i cili padyshim se do të fillojë sapo ta nxjerrim në kuvend përbërjen e re Kurti 3”, ka thënë kryeministri në detyrë në një konferencë për media.

“Në momentin që vlerësojmë se komunikimet kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin, por ai është afati i fundit”, ka deklaruar Kurti, duke mos dashur të japë hollësi se me cilat parti mund të jetë duke diskutuar ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar.

“Nuk mund të flas më shumë në këtë fazë. Nëse nuk ka Qeveri të re Kurti 3, pa asnjë dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”.

Albulena Haxhiu nga partia e Kurtit ka thënë ditë më parë se LVV-ja mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.

Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Pas mandatit të dhënë nga Osmani, Kurti i ka 15 ditëqë ta propozojë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka bërë këto deklarata një ditë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në 38 komunat e Kosovës.

Sipas tij, partia Vetëvendosje e ka shënuar rezultatin më të mirë në nivel lokal.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka fituar në tri komuna – Podujevë, Kamenicë, Shtime, ndërsa do ta vazhdojë garën në balotazh në 12 komuna tjera.

Për njohësit e çështjeve politike, asnjëra parti nuk arriti dominim të plotë.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 40 për qind, pak më e vogël sesa më 2021.

Në total, 21 komuna i kanë zgjedhur kryetarët në rundin e parë, ndërsa 17 tjera do të organizojnë balotazhin më 9 nëntor.

Procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë, pa incidente të mëdha.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Balotazhi në 17 komuna mbahet më  9 nëntor

Published

on

Nga numërimi i deritashëm i votave në 38 komunat e Kosovës, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj në 21 prej tyre, përfshirë këtu edhe komunat në veri të Kosovës, ndërkaq në 17 të tjera shkojnë në balotazh.

Në rundin e parë, LVV-ja fitoi në tre komuna, PDK-ja gjithashtu fitoi në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, derisa në Drenas fitoi Ramiz Lladrovci me listën e tij.

Pa balotazh, LVV-ja fitoi në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Kamenicë me Kadri Rahimajn dhe në Shtime me Qemajl Aliun.

PDK-ja fitoi në Skënderaj me Sami Lushtakun, në Ferizaj me Agim Aliun dhe në Han të Elezit ku fitoi Mehmet Ballazhi.

LDK-ja fitoi në Lipjan me Imri Ahmetin dhe në Istog me Ilir Feratin.

Nisma Socialdemokrate fitoi në Malishevë me Ekrem Kastratin.

AAK-ja fitoi në Deçan me Bashkim Ramosajn, kurse Partia Demokratike Turke e Kosovës fitoi në Mamushë me kandidatin Abdulhadi Krasniç.

Kandidatët e Listës Serbe për kryetar komune fituan në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komuna tjera, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.

Sipas KQZ-së, numërimi i të gjitha votave pritet të përmbyllet brenda javës përfshirë edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat me postë.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar të shtunën dekretin me të cilin e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim,” thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Continue Reading

Trending