Connect with us

Botë

Media kroate: Vuçiq dorë e zgjatur e Putinit, mund të inskenojë konflikt ushtarak

Published

on

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, e të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet.

Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiq së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, gënjejë dhe t’i shmangë vendimet e mëdha.

Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiq është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

Vuçiq nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar‘”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiq po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin.

Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiq është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate. /kp

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending