Connect with us

Kosovë

Të hënën presidenti shqiptar viziton Kosovën

Published

on

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15, transmeton KK.

Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta.

Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Ajo në Budapest u prit me nderimet ushtarake nga homologu i saj Tamás Sulyok, derisa këtë vizitë, Osmani e cilësoi në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok!

Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

#

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do ta takojë edhe kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér dhe më pas  do t’iu drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit “Eötvös Loránd” me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës , përfshirë integrimin euroatlantik.

Continue Reading

Kosovë

Zhijovin Nesiq u dënua me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Published

on

Zhivojin Nesiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht për përdhunimin e një gruaje.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësja  e Gjykatës Themelore në Prishtinë,Violeta Namani-Hajra, e cila tha se Nesiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të forcave serbe ka kryer këtë vepër penale.

Sipas  gjykatëses, e dëmtuara në këtë rast, e kishte identifikuar të akuzuarin para Komisionit për hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës. Ajo po ashtu identifikimin e tij e kishte bërë edhe para policisë, por edhe në gjykatë dhe prokurori.

“Dëshmitë e të dëmtuarës gjejnë mbështetje në dëshmitë e dëshmitarëve okularë A.A., H.A., dhe H.H., ku nga këto dëshmi, gjykata ka vërtetuar se Zhivojin Nesiq me përdorimin e dhunës fizike dhe psiqike dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptar. Dhe me këto veprime të kundërligjshme, Zhivojin Nesiq ka kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar sipas ligjit”, tha gjykatësja Namani-Hajra, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktakuza ndaj Zhivojin Nesiqit ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 26 gusht të vitit 2024, derisa ai është në paraburgim që nga 5 marsi i vitit 2024 dhe gjykata ia ka vazhduar këtë masë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Më herët, për dhunë seksuale gjatë luftës, me 13 vite burgim u dënua Zoran Vukotiq.

Continue Reading

Kosovë

Dështon edhe tentimi numër 33

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe në tentimin e 33-të, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të enjten e 19 qershorit, në orën 10:00

Continue Reading

Trending