Connect with us

Kosovë

Bizneset dëmtohen nga ndërprerjet e rrymës, kërkohen masa nga Qeveria

Published

on

Përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, humbjet të cilat po u shkaktohen bizneseve si rrjedhojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike është e pamundur të kompensohen, prandaj ka kërkuar nga Qeveria që me urgjencë të ndahet një fond i veçantë për përkrahje të tyre.

Përveç humbjeve financiare që po u shkaktohen bizneseve nga ndërprerjet e energjisë, të njëjtat gjithashtu po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes duke u dëmtuar nga mosrealizimi i kontratave sipas planifikimeve paraprake si dhe nuk po arrijnë të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve dhe shtetit”, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Hapa konkretë në afat të shkurtër ka kërkuar dhoma, duke shtuar se aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS-i është 4 orë./Koha

Kosovë

Vriten dy vëllezër në Malishevë, dorasi i dyshuar në arrati

Published

on

Dy vellezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në një fshat të Malishevës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sheremet Elezi, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, tha për REL-in se autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit.

I dyshuari i kishte qëlluar ata me armë zjarri të enjten pak para mesditës në fshatin Golluboc të Malishevës, në pjesën qendrore të Kosovës, tha Elezi.

Ata janë dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin e afërt, Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

“Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezi.

Ndërkohë, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, tha për mediat lokale se dorasi i dyshuar është dhëndri i viktimave.

Ai shtoi se motivet e vrasjes së dyfishtë besohet se kanë të bëjnë me “një fjalosje mes tyre”.

Vrasja e tyre vjen pak muaj pasi në pjesë të ndryshme të vendit ndodhën pesë vrasje vetëm në muajin gusht.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë thirrje disa herë që shteti të bëjë më shumë për konfiskimit të armëve të jashtëligjshme, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi.

Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.

“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.

“Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.

Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kurti publikon letër-kërkesën e vitit 2022 për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka as arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në pesë vjetorin e arrestimit të tyre, Kurti ka thënë se qeveria e tij, që nga fillimi, ka punuar në heshtje për lirimin e tyre nga paraburgimi. Ai me këtë rast ka publikuar edhe letrën e tij të vitit 2022, dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, përmes së cilës i kishte ofruar  “garanci shtetërore për lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve.”

Ai tha se në përgjigjen e Tranafillovës pas dy javësh kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Kurti ka thënë se letrën po e bënë publike sot “për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës”, duke shtuar se “kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

#

Continue Reading

Trending