Connect with us

Ferizaj

Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Në Spitalin e Ferizajt ditëve të fundit është shënuar rënie e numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët janë të shtrirë në këtë institucion shëndetësor.

Përveç zvogëlimit të numrit të të hospitalizuarve, në këtë spital vërehet edhe  rënie e numrit të pacientëve që kanë nevojë për kontrolla mjekësore.

Drejtori i këtij spitali  Jeton Zeqiri, tha se aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 23 pacientë, prej tyre 3 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile.

“Në Spitalin e Ferizajt është një situatë relaksuese, e qetë, pa probleme, numri i përgjithshëm i pacientëve që janë të hospitalizuar është 23, rastet që janë më serioze janë 3 pacientë, njëri nga ta është në ventilim mekanik në modulin CPAP, ndërsa të tjerët janë  me oksigjeno-terapi, por gjendja e tyre është stabile dhe në ditët në vijim pas përsëritjes së analizave dhe observimit protokollar ata pacientë do të lirohen dhe do të marrin trajtimin e vazhdueshëm në shtëpi”, tha Zeqiri.

Por, kjo situatë e qetë mund të ndryshoj javëve në vijim, për shkak të gripit sezonal. E, për këtë drejtori i spitalit thotë se janë duke u përgatitur.

“Normalisht ne si institucione jemi duke u përgatitur për situatën e periudhës tetor, nëntor që presim një eskalim të situatës duke pasur parasysh që në atë kohë është prezent siç e quajmë ne gripi i zakonshëm dhe në këtë mënyrë do të kemi një diskrepanz sa i përket simptomave klinike të COVID- 19 dhe influecës,  mirëpo ne jemi të përgatitur dhe jemi në fazat përgatitore, por dashtë Zoti që  rastet me COVID-19 të qetësohen, ndërsa sa i përket influencës një terapi e zakonshme do të veproj”, u shpreh Zeqiri.

Rënia graduale e numrit të të hospitalizuarve me virusin korona në Spitalin e Ferizajt ditëve të fundit, ka bërë që nga fillimi i javës së ardhshme reparti i Gjinekologjisë të rikthehet brenda hapësirave të spitalit. Sipas drejtorit Zeqiri, pak ditë më vonë do të rikthet edhe reparti i Kirurgjisë dhe ai i Ortopedisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending