LDK e Ferizajt shënoi 28 vjetorin e themelimit

Dje në teatrin Adriana të Ferizajt, dega e LDK-së në këtë kmounë shnoi 28 vjetorin e themelimit. Para simpatizantëve, anëtarëve të kryesisë dhe aktivistëve të tjerë të kitj subjekti, tubimin e hapi kryetari i degës Muharrem Svarqa, i cili tha se LDK-ja ishte subjekti i cili me qeverisje të mirë i solli Kosovës dhe Ferizajt zhvillim dhe rritje ekonomike.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, në emër të kryesisë qendrore të kësaj partie  pëshëndeti pjesëmarrësit e këtij tubimi, duke folur për rolin historik të LDK-së si subjekt i parë politik i lëvizjes së shqiptarëve te Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në këtë përvjetor të degës së LDK-së së Ferizajt, çmimi tradicional “Ibrahim Rugova” për kontribut të devotshëm patriotik dhe sakrificë në kohë më të vështira, iu nda post mortum aktivistes Emine Isufi, ndërsa çmimin në emër të familjes e pranoi e bija e saj Eleonora Isufi.

TV TEMA

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90