Connect with us

Ferizaj

Hapësira e nënkalimit planifikohet të shfrytëzohet si galeri

Published

on

Në hapësirat ku janë planifikuar të punohen muralet, tashmë kanë filluar të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e festivalit ndërkombëtar ‘’Mural Fest’’.  Ndër hapësirat ku janë paraparë të bëhen murale është edhe ajo tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.  Drejtoresha e shoqatës së artistëve figurativ ‘’Zef Kolombi’’, Pranvera Sylejmani, tha se po planifikojnë që hapësira brenda nënkalimit të shfrytëzohet për ekspozita të ndryshme.

“Pika kryesore ka me qenë nënkalimi dhe nga këtu kanë filluar përgatitjet, në pjesën tek ‘’Bondensee’’ janë vendosur skelet, nesër është hapja, ndërsa të premten vetëm fillon puna e artistëve, ndërsa pika kyçe që është nënkalimi ka me pas grafite dhe ajo që është kryesorja nënkalimi është se ka me u hap për herë të parë një galeri urbane, raftet që janë përdor për reklama e postera të ndryshëm janë pastru dhe këtu do të hapet dhe ekspozita e Hazir Rekës me fotografi, po ashtu tema do të jetë antikorrupsion njëjtë sikurse e festivalit”, tha Sylejmani.

Ideja për zëvendësimin e reklamave dhe posterëve të politikanëve që ndodheshin në nënkalim, me ekspozita të ndryshme, po u pëlqen edhe qytetarëve.

“Është ide e mirë nëse nuk i dëmtojnë, ku njerëz të ndryshëm kalojnë dhe i dëmtojnë dhe çdo gjë që ka qëllim të mirë,  është bukur dhe ideja me i largu posterat e politikanëve shumë e mirë pasi më mirë është një ekspozitë që paraqet një domethënie se puna e politikanëve po shihet”, tha Faton Abazi.

“Ide e mirë dhe e qëllume, fytyrat e politikanëve na kanë mërzitë, më mirë një gjë që ka vlerë, një art i mirë,  kemi mjaft gjëra të bukura për me i ekspozu”, tha Ilmi Musliu.

Festivali i Muraleve, i cili do të hapet nesër do të zgjasë 7 ditë, ndërsa qytetit të Ferizajt do t’ia shtoj edhe tri murale dhe disa grafite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending