Connect with us

Ferizaj

Mirë se vini në Ferizaj!

Published

on

Imazhi i hyrjeve të qytetit të Ferizajt, dikujt që vjen për herë të parë në këtë qytet, i krijon përshtypje se këtu bëhet fjalë për një vend të mbushur me mbeturina.

Deponia e krijuar në hapësirën tek ura e madhe të lë përshtypje se ndodhesh në ndonjë zonë të thellë malore ku zakonisht krijohen deponitë e tilla, ndërsa hyrja tjetër tek rrethi i rrugës “Vëllezërit  Gërvalla”, bari i rritur dhe shtyllat për toke, të japin bindjen se këtu s’ka shkelë kurrë këmbë njeriu. Hiç më mirë nuk duket as hyrja në qytetin e Ferizajt nga zona industriale. Kjo rrugë në të cilën ndodhet ish-Fabrika e Tubave, tani e privatizuar  nga Pacollët, kundërmon nga bërlloku, por edhe nga mbetjet e gjësendeve të forta përgjatë rrugës.

Qytetarët e Ferizajt, ankohen se komunarët ferizajas asnjëherë nuk i kanë dhënë prioritet infrastrukturës në hapësirat ku qyteti i Ferizajt i ka hyrjet dhe daljet. Sipas tyre, kjo është pamje e keqe për turistët, por edhe për vetë komunën.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj Arben Halili  e pranon se hyrjet e qytetit janë të lëna pas dore, por thotë se komuna tashmë ka hartuar disa projekte për sinjalizimin e këtyre zonave, por edhe për rregullimin infrastrukturor dhe në veçanti mirëmbajtjen e tyre.

“Jemi duke hartuar një plan operativ konkretisht për vendosjen e shenjave informuese për qytetarë si dhe për orientim në zonën e qytetit. Për shembull do të japim më shumë informacione për qytetarët që vijnë nga Prishtina apo nga një vendbanim tjetër se si të shkojnë në Jezerc, pa hyre fare në qendër.  Por kur jemi tek hyrjet e qytetit duhet të dihet se në disa zona përgjegjëse për mirëmbajtje është Ministria e Infrastrukturës, por megjithatë ne do të angazhohemi që edhe ato hyrje të jenë prioritet për ne, se tek e fundit ato japin një pasqyrë për qytetin tonë.  Sa për informacion deri më tani ne kemi eliminuar mbi 50 deponi ilegale dhe kështu do të vazhdojmë, por për mirëmbajtjen e hyrjeve të qytetit definitivisht na duhet edhe ndihma e banorëve, ndërsa një hap i mirë drejt kësaj çështje është edhe nënshkrimi i një marrëveshje që kemi bërë me ndërmarrjen ‘’Ambienti’’, e cila do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e të gjitha këtyre zonave, në veçanti për hyrjet e daljet e qytetit”, tha Halili.

Sido që të jetë, fjalët e popullit nuk thonë rastësisht se nga dyert e oborrit mund të dihet se çfarë ka brenda.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending