Connect with us

Ferizaj

Në qershor nis projekti i trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj

Published

on

Në qershor të këtij viti në Ferizaj do të filloj projekti për trajtimin e ujërave të zeza, i cili do të kushtoj 25 milionë euro, e që do të financohet kryesisht nga fondet e huaja. Kështu bëri të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë vizitës që i bëri komunës së Ferizajt, ku u prit nga kryetari Agim Aliu.

Ministri Lluka, tha se gjatë takimit me kryetarin Aliu biseduan edhe për rritjen e kapaciteteve energjetike në këtë komunë.

“Biseduam për disa tema me rëndësi, një ndër to është trajtimi i ujërave të zeza për Ferizajn, është diku rreth 25 milion euro që do të kushtoj dhe do të financohet nga fondet e huaja përmes Ministrisë dhe normalisht edhe komunës, po ashtu edhe qeveria. Ne presim që shumë shpejt ky projekt të filloj punën, ne si afate kemi dhënë fundin e qershorit, por mundet edhe më herët, po ashtu me rëndësi është infrastruktura energjetike në vend, sepse nëse dëshirojmë të mbështesim bizneset është me rëndësi të kemi një energji të sigurt dhe stabile në vend dhe u pajtuam po ashtu me kryetarin që të bashkëpunojmë me KEDS-in si dhe me KOST-in, për arsye se duhet të rriten kapacitetet energjetike në Ferizaj për t’i përkrahur këto biznese vendore që i kemi këtu”, tha Lluka.

Ndërsa, kryetari i komunës Agim Aliu, tha se Ferizaj paraqet një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në Kosovë , prandaj duhet ta ketë vëmendjen e duhur.

“Tema që është lënë anash për një kohë të gjatë është çështja e trajtimit të ujërave të zeza dhe projektet e tilla janë zhvilluar në qytete të ndryshme dhe ne u dakorduam që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të mbështes projektin që do të bëhet për trajtimin e ujërave të zeza, gjithashtu u dakorduam edhe sa i përket projektit të efiçiencës, ose kursimeve, edhe sigurisht se gjetëm mbështetjen e plotë, po në të njëjtën kohë gjetëm mbështetjen e ministrit për krijimin e kushteve më të mira  për të bërit biznes, poashtu edhe u dakorduam që mbi bazën  e mundësive buxhetore të kemi mbështetje edhe sa i përket kompanive publike”, tha Aliu.

Në këtë takim u bisedua edhe për fondin e punësimit, i cili është premtim kryesor i Aliut në fushatën zgjedhore, ku u tha se janë duke kërkuar ndihmë edhe nga linjat tjera buxhetore për realizmin e këtij fondi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending