Connect with us

Ferizaj

LDK kërkon përgjigje nga ministria për ndryshimin e lokacionit të Spitalit Rajonal

Published

on

Grupi i kuvendarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, në një konferencë për media para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë, kanë shprehur mospajtimin në lidhje me, siç kanë thënë ata, neglizhencën e këtyre ministrive lidhur me synimet e pushtetit lokal të Ferizajt për të ndryshuar Planin e miratuar Zhvillimor Komunal, përkatësisht ndryshimin e lokacionit të Spitalit Regjional të Ferizajt,  gjë që sipas LDK-së, është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë për këtë vendim, çështjen do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Kemi ardhur të shprehim shqetësimin tonë nga mosmarrja e përgjigjes për më tepër se një muaj nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku bëhet fjalë për kontestimin e vendimit në Kuvendin Komunal i cili ka marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor të cilin e ka komuna e Ferizajt, bëhet fjalë për ndërrimin e paligjshëm të lokacionit të spitalit të Ferizajt”, tha Karameta.

Ndërsa, asamblisti Gëzim Kokollari, tha se pushteti i PDK-së po synon ndërrimin e lokacionit ani pse për rregullimin e hapësirës tek Parku ‘’Liria’’, ku ishte paraparë të ndërtohej spitali, operatorit ekonomik i janë ndarë rreth 500 mijë euro.

“Paradoksi është këtu se realisht janë kryer të gjitha procedurat e tenderimit dhe kemi informata të sakta që janë ndarë edhe 500 mijë euro për operatorin ekonomik që e ka marrë punën për ta kryer në lokacionin te “Pishat”, ndërsa në kundërshti të plotë me ligjin edhe përkundër të gjitha procedurave që janë kryer po tentohet që të ndërrohet lokacioni në vend që tani më kjo punë të jetë e kryer dhe ndoshta të jetë kati i parë i përfunduar, pasi që i kanë marrë mjetet dhe operatori ekonomik po i përdorë për nevoja të veta”, u shpreh ai.

Lokacioni  i paraparë më herët për ndërtimin e spitalit regjional në Ferizaj ishte te parku “Liria”, ndërsa tani ndërtimi i spitalit  në këtë qytet është paraparë të bëhet tek ish-tregu i kafshëve në rrugën “Driton Islami”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending