Connect with us

Ferizaj

Mbi 670 mijë euro dëme të shkaktuara nga breshëri në Ferizaj

Published

on

Rreth 670 mijë euro është vlera e dëmit të shkaktuar në kulturat bujqësore në komunën e Ferizajt, pas reshjeve të fundit të breshrit. Kështu bëri të ditur drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, i cili tha se komuna nuk ka mundësi financiare për kompensimin e fermerëve.

“Kam marrë vendim që të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve, janë të prekura pemëtaria dhe perim-kultura, por edhe gruri dhe kulturat tjera bujqësore, kemi dalë me një raport përfundimtar, dëmi i shkaktuar nga të reshurat e fundit e kalon shifrën e 667 mijë eurove dhe ky raport është dorëzu në kryeministri dhe Ministrinë e Bujqësisë, ende nuk e kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare po presim se çka do të ndërmarrin ata në kompensim të dëmeve, ndërsa dihet që ne nuk kemi fond rezervë për emergjenca të caktuara si drejtori”, tha Bajrami.

Bajrami, në një konferencë të thirrur për media rreth punës gjashtë mujore të Drejtorisë së Bujqësisë, tregoi për projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.

 “Për vitet e ardhshme kemi projektet e tona që planifikojmë me i realizu siç është mbarsmi artificial për gjithë fondin blegtoral e shumë projekte të tjera siç është mbrojtja nga breshëri, planifikojmë të vendosim sistem kundër mbrojtjes nga breshëri tek pemëtarët, kemi iniciuar procedurat e prokurimit për shpërndarjen e koshereve të bletëve dhe shpejtë do të bëhet njoftimi për ndarjen dhe sasinë e koshereve të bletëve, ndërsa tek rishikimi i buxhetit kam marrë sinjale nga kryetari se do t’i kemi edhe 50 mijë euro shtesë për trajtimin e qenve endacakë dhe projekte të tjera që do të vazhdohen”, tha Bajrami.

Drejtori Bajrami njoftoi se përgjatë 6 muajve kanë bërë shpërndarjen e subvencioneve të ndryshme për fermerët ferizajas, si dhe kanë rritur numrin e trajtimit të qenve endacakë nga 500 në 1 mijë. Sfidë për këtë gjashtë mujor, Bajrami e konsideroi tërheqjen e mjeteve nga përmbaruesit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending