Connect with us

Ferizaj

INPO kundër vendimit për pagesën me këste të lejeve ndërtimore

Published

on

Organizata joqeveritare ‘’Iniciativa për Progres’’ po kërkon që të anulohet vendimi i Kuvendit Komunal për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejen ndërtimore të kategorisë II. Sipas INPO-s ky vendim është marrë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe udhëzimin administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënimi për kategorinë e I dhe II të ndërtimeve, të cilët e obligojnë komunën të lëshojë leje ndërtimi për kategorinë II, vetëm pasi të jenë përmbushur kushtet ndërtimore dhe të jetë ofruar dëshmia e pagesës për taksën e lejes ndërtimore. Tutje, neni 3 i këtij UA i ndalon komunës në mënyrë taksative që të kërkoj procedura apo dokumente shtesë për leje ndërtimore, të cilat nuk janë paraparë ose lejuar në mënyrë specifike me këtë UA”, tha Arbenita Topalli.

Në anën tjetër, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi,  tha se kërkesën e INPO-s mund ta shqyrtojnë vetëm atëherë kur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ta kthej vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit në fjalë.

“Vendimi është marrë nga Kuvendi dhe është propozuar nga Drejtoria e Urbanizmit, e cila drejtori besoj paraprakisht është konsultuar me ligjin për ta marrë këtë vendim. Kështu që ne si Kuvend kemi ende kohë për të pritur derisa MAPL të na kthej përgjigje lidhur mbi vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit për lejimin e pagesës me këste të marrjes së lejes ndërtimore. Pasi të kemi përgjigje nga ministria ne sigurisht që do ta shqyrtojmë kërkesën e INPO-s”, tha Gashi Bytyqi.

Përveç Kuvendit, INPO ka kërkuar që kjo çështje të jetë edhe subjekt i hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

“Kjo praktikë sistematike e kundërligjshme e pushteteve në Ferizaj lidhur me menaxhimin dhe administrimin e parasë publike duhet të jetë subjekt i hetimeve nga Prokurori i Shtetit, të cilit INPO i bën thirrje që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të siguruar sundimin e ligjit dhe të siguroj qytetarët e Ferizajt se buxheti i komunës nuk është dëmtuar’’, u shpreh Arbenita Topalli nga INPO.

Kërkesën e INPO-s tashmë e ka në dorë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari.

“Po është e vërtetë që dje pasdite kemi pranuar një ankesë nga organizata INPO lidhur me çështjen në fjalë, pra për pagesën me këste për leje ndërtimore. Ne si prokurori e kemi pranuar kërkesën dhe jemi në shqyrtim e sipër. Kjo do të thotë se jemi duke e analizuar kërkesën dhe së shpejti do të dalim me një qëndrim të caktuar“, tha kryeprokurori Shukri Jashari.

INPO ka vlerësuar se kjo praktikë joligjore është zbatuar edhe nga pushteti i kaluar në Ferizaj, ndërkaq ka shtuar se  Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të komunës se Ferizajt për vitin 2017, ka gjetur se së paku në pesë raste komuna ka lëshuar leje ndërtimi të kategorisë II pa u kryer të gjitha pagesat. Si pasojë, komuna nuk ka arritur t’i inkasoj rreth 171 mijë e 164 euro vetëm nga këto pesë leje ndërtimi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending