Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Arsimit synon reduktimin e nxënësve nëpër paralele

Published

on

Në kuadër të paraqitjeve publike që po i bëjnë drejtorët komunal, sot një konferencë me gazetarë e mbajti drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani. Duke i numëruar arritjet, që sipas tij, ky pushtet i shënoi gjatë këtij gjysmëvjetori të qeverisjes, Llabjani tha se pushteti i PDK-së ka filluar t’i qes punët në binarë. Me këtë rast, ai si projekte më të rëndësishme përmendi miratimin e Planit Zhvillimor të Arsimit, miratimin e rregullores për të drejtat e fëmijëve, transparencën për shpalljen e konkurseve, respektimin e kontratave kolektive e disa të tjera.

“Kemi marrë vendim që t’i miratojmë të gjitha kërkesat e mësimdhënësve të cilët janë pensionuar, kjo vlen prej vitit 2018, që të gjithë ata që janë pensionuar mos të sorollaten rrugëve për t’i ndjekur procedurat ligjore por ne tashmë jemi në fazën finale për ta gjetur formën e pagesës së këtyre tri pagave përcjellëse të përcaktuara me kontratën kolektive. Po ashtu kemi nënshkruar edhe disa memorandume  që kanë të bëjnë me arsimin profesional të nxënësve si dhe ngritjen e kapaciteteve për arsimin gjithëpërfshirës”, tha Llabjani.

Derisa Llabjani tregoi për arritjet që ka shënuar si drejtori, ai njoftoi edhe për synimet që ka ky pushtet për muajt e ardhshëm. Njërin ndër vendimet më të qëlluara ai e konsideron reduktimin e numrit të nxënësve nëpër paralele, vendim ky që do të nis të zbatohet prej shtatorit të këtij viti.

“Ne bashkë me kryetarin e komunës Agim Aliun kemi vendosur që të bëhet regjistrimi i nxënësve vetëm nga 28 nxënës për paralele, padyshim që ky është vetëm një nga kushtet për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, por edhe i krijimit të mundësisë së nxënësve për t’iu kthyer shkollave profesionale, gjë që kemi pasur deri më tani ngecje”, tha Llabajni.

I pyetur nga gazetarët se a ka pasur helmime të disa nxënësve të shkollës “Jeronim de Rada” gjatë një shëtitje nëpër Kosovë  ditë më parë, drejtori i Arsimit tha se nuk është i njoftuar për këtë ndodhi.

“Ne realisht kemi diskutuar edhe çështjet e ekskursioneve ku kam kërkuar që të respektohet udhëzimi administrativ i cili e rregullon aktivitetin jashtë kurrikular, përndryshe sa i përket kësaj çështje unë s’kam marrë asnjë informacion nga shkolla për helmimin e tyre”, tha Llabjani.

Gjatë këtij takimi me gazetarë, drejtori i Arsimit në Ferizaj si sfidë në këtë sektor e konsideroi mungesën e buxhetit të pamjaftueshëm për shkak të proceduarve të përmbarimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending