Connect with us

Ferizaj

Nis fushata Paguaj Tatimin – Ndihmo Qytetin

Published

on

Për ta sensibilizuar edhe më shumë opinionin lidhur me vendimin që pushteti lokal e ka marrë për ulje të tatimit në pronë, drejtoresha e financave të Ferizajt bashkë me disa kolegë të tjerë, të veshur me fanela të bardha, shpërndanin fletushka informuese për këtë fushatë. Drejtoresha Sebahate Ajeti Sadiku tregoi se nga shtatori i këtij viti do të rishikohen zonat tatimore në kuadër të politikave fiskale ku tatimi në pronë do te ulet ë 10 përqind.
“Qëllimi i kësaj kampanje është që t’i informojmë qytetarët se sa vlerë ka pagesa e tatimit në pronë, ku shkojnë ato mjete dhe pse duhet paguar tatimi në pronë. Kryesisht pagaset që behen për tatimin në pronë shkojnë për investime kapitale, që do të thotë se sa më shumë që i kryejmë obligimet tona me rregull, aq më e mirë do te jetë edhe cilësia jetësore në komunitetin ku ne jetojmë.”, tha Ajeti.
Me këtë rast, drejtoresha e financave ka paralajmëruar borxhlinjtë e tatimit në pronë, se prej muajit tetor, komuna do të nisë inkasimin e borxheve përmes përmbaruesve privat.
“I ftoj qytetarët në zyrat e tatimit që të njoftohen për borxhet që kanë, meqë nga 1 tetori, me ligjin e tatimit në pronë, komuna obligohet që borxhet t’i inkasojë me përmbarues privat. Në fakt, nuk jemi te interesuar që borxhet t’i inkasojmë në këtë mënyrë, por është në të mirë të dyanshme që këto pagesa të kryhen në afat të caktuar për t’iu ikur ndëshkimeve me kamata”, tha Ajeti.
U bë e ditur se në gjashtmujorin e parë të këtij viti, të hyrat nga tatimi në pronë kanë shënuar rritje deri në 25 përqind, dhe se nga 1 janari deri me 31 korrik, të hyrat e tatimit në pronë kanë kaluar vlerën e 1 milion eurove.
U tha po ashtu se fushata me moton “Paguaj tatimin në prone- ndihmo në zhvillimin e qytetit”, do të zgjasë një muaj, ku nuk do të mungojë një laryshi e aktiviteteve të ndryshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending