Connect with us

Ferizaj

Mësimdhënësit duan vend meritor në Ligjin e Pagave

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës, ka mbajtur protestë në Prishtinë për të kërkuar ngritjen e koeficientit për 30% në projektligjin e pagave për punonjësit arsimor dhe të kulturës, si dhe zbatimin e kontratës kolektive për arsimin e Kosovës të nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u.

Me parullat “Duam vend meritor në ligjin e pagave”, “Ju nuk do të ishit pa ne”, “Deputetë mos lejoni të mbyllen shkollat”, marshi protestues ka filluar nga sheshi  “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit kanë adresuar kërkesat e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kjo protestë është alarm i fundit drejt qeverisë për ta korrigjuar Ligjin e Pagave.

“Kjo protestë është alarm i fundit drejtuar qeverisë që ta kuptojnë se situata është serioze dhe të veprojnë menjëherë duke tërhequr projektligjin e pagave, për ta kthyer në Ministrinë e Administratës Publike, për ta korrigjuar në mënyrë që sektori i arsimit dhe kulturës të kenë vend meritor. Në të kundërtën, SBAShK-u do të vazhdojë me veprime sindikale, të cilat do të jenë edhe më radikale, e duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, tha ai.

Kësaj proteste iu bashkua edhe Sindikata e Arsimit në Ferizaj.

Paraditën e sotme dhjetëra mësimdhënës në mënyrë të organizuar u nisën drejt kryeqytetit, për të kërkuar vend meritor në Ligjin e Pagave.

“Ora është shumë simbolike e protestës 11:55, sepse kur do të bëhet 12:00 do të jetë vonë  dhe pastaj do të përballen të gjithë me sindikatën e cila do t’i shfrytëzoj mjetet e veta që i ka në dispozicion, jo për megaloni por për barazi me sektorët tjerë, sepse sektorët tjerë janë shumë më të avancuar siç është ai i shëndetësisë dhe të tjerë, ndërkaq ne mbetemi prapa krahasur me shkallët kualifikuese të sektorëve të tjerë, është një e padrejtë që duhet të përmirësohet, prandaj kemi vendosur që zëri ynë të shkoj tek të zgjedhurit tanë që kanë marrë votën tonë që të gjithë të na përkrahin dhe t’i thonë stop një padrejtësie që ka ardhur nga kryeministria”, tha Rexhep Sadiku.

“Jemi duke shkuar me i kërku të drejtat e tona mbi të ardhurat të cilat janë të ulëta, fjala është për koeficientin 1.75 është shumë i ulët dhe po kërkojmë që ajo të jetë 2.5 për shkollat fillore, ndërsa për shkollat e mesme 2.75, kjo është kërkesa jonë”, tha Osman Bytyqi.

“Jemi duke shkuar në Prishtinë për arsye të padrejtësive që po bëhen nga Qeveria, po besoj që duhet të ketë mirëkuptim pasi ne kemi dhënë kontribut gjithmonë”, tha Osman Pira.

Mësimdhënësit protestues akuzuan qeverinë se ka harruar punën e mësuesve në vitet e 90-ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending