Përkujtohet dëshmori Uran Tinova

Në 20 vjetorin e rënies me homazhe është përkujtuar dëshmori, Uran Tinova, trupi i të cilit pushon në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Luan Jahiri, u shpreh se sakrifica e dëshmorëve duhet të shpërblehet duke punuar për zhvillimin e vendit.

“Urani ka qenë pjesë e sturkutrave të para të UÇK-së, unë nuk kam pas fatin ta njoh personalisht, por ne sot jemi krenarë dhe mundohemi të jemi drejt rrugës që dëshmorët na e kanë sjellur lirinë”, tha Jahiri.

Trimërinë dhe sakrificën e dëshmorit Tinova, e çmuan lartë edhe bashkëluftëtarët e tij.

“Është një përkujtim i veçantë i dhembjes dhe krenarisë sonë, i sakrificës sonë për liri. Uranin kam pas fatin ta njoh qysh në orët e para të UÇK-së, ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së nga Ferizaj, krenaria e jonë, e kombit, e Ferizajt, një djalë i ri i cili ishte i gatshëm të sakrifikohet për lirinë e vendit”, tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Dëshmori Uran Tinova nga Ferizaj, ishte vrarë me 22 tetor të vitit 1998.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

728X90
728X90